Enciklopedike

Intriga të CIA-s: Çfarë fshihet pas zhdukjes së një pjese nga dosja “Bizhutë familjare”?

jewels

Në vitin 1973, drejtori i CIA-s Xhejms Shlezinger urdhëroi zëvendësin e tij Uilliam Kolbin, të hartonte një raport të detajuar mbi çfarëdolloj aktiviteti të CIA-s që prej viti 1959, i cili mund të kishte shkelur ligjin apo statutin e agjensisë. Kolbi përgatiti një material voluminoz prej rreth 700 faqesh, që u njoh ndryshe si dosja e “Bizhuve familjare”.

Shembuj e përmendur në atë dosje përfshinin burgosjen 3-vjeçare të Juri Nosenkos, operacionet e përgjimeve të kryera në SHBA nga agjentët e CIA-s, dhe përpjekjet e famshme për të vrarë Fidel Kastron dhe udhëheqësit e të tjerë të huaj. Shumë prej këtyre sekreteve, rrodhën gjatë viteve ose u ekspozuan nga hetimet e kongresit, si psh. Komiteti i Kishës.

Por dokumenti i plotë u publikua vetëm në vitin 2007, duke ofruar edhe një pasqyrë interesante të operacioneve më skandaloze të CIA-s. Gjithësesi, thuajse të gjitha. Pasi edhe vitin 2007, dosja ishte redaktuar. Një memo nga Houard Osborn, drejtor i sigurisë në CIA-s,  rendit ngjarjet që përfshinin departamentin e tij.

Një nga ngjarjet që spikat, është fakti se CIA rekrutoi Mafia-n për të ndihmuar në vrasjen e Fidel Kastros. Por pika e parë në atë listë është lënë jashtë. Më pas në një seksion tjetër, përshkruhet operacioni i redaktuar në më shumë detaje. Pra, çfarë fshihet në pjesën që mungon? Mbetet e paqartë, por duket të jetë diçka shumë e mirë. Sikurse ka rrëfyer drejtor i Arkivit të Sigurisë Kombëtare, Tomas Blenton:”Bizhuja nr.1 e Zyrës së Sigurisë në CIA-s është ndoshta diçka shumë e mirë, veçanërisht qëkur xhevahiri i dytë në këtë listë është programi i vrasjes Roseli-Castro./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button