Enciklopedike

Intrigat e CIA-s: A e agjencia e fshehtë Xhon Uotkinsin?

Screen Shot 2015-11-03 at 21.40.49

Në vitin 1964, ish-ambasadori i Kanadasë në Bashkimin Sovjetik, Xhon Uotkins, gjeti vdekjen në një dhomë hoteli në Montreal, ndërsa ishte duke u marrë në pyetje nga policia kanadeze. Prej kohësh qarkullonin zëra se sovjetikët kishin fotografuar një diplomat të lartë kanadez, gjatë një takimi mes hosmoseksualësh në Moskë.

Kur dezertoi, Juri Nosenko konfirmoi se diplomati ishte pikërisht Uotkins. CIA njoftoi policinë kanadeze, e cila e mori me vete për ta marrë në pyetje. Pasi Uoktins vdiq, policia e fshehu ngjarjen. Zyrtarisht u tha se Uotkins kishte pësuar një atak në zemër gjatë një darke. E vërteta doli në shesh në vitin 1981, kur gazetari britanik Çapmen Pinçer raportoi mbi të. Pastaj, romancieri kanadez Jan Adams publikoi fotografi që vërtetonin, se policia kishte fshehur qëllimisht rrethanat e vdekjes nga mjeku ligjor.

Ky fakt bëri bujë në Kanada. Por ngjarja nuk ishte aq e rëndë, sa ndodhte shpesh në raste të tilla. Një diplomat i lartë që vdes gjatë marrjes në pyetje, tingëllon si diçka tejet e errët, por Uotkinsi në fakt kishte patur më herët atak në zemër, ndaj dhe mund të ndërronte jetë në çdo kohë. Ai bashkëpunoi plotësisht me hetuesin, i cili ishte miqësor dhe i sjellshëm, ndërsa policia ishte e prirur të besonte se ambasadori nuk qe dorëzuar përballë shantazhit sovjetik.

Uotkins dhe oficerët e policisë panë bashkë një ndjeshje futbolli, dhe hanin rregullisht në hotel. Hetimi u ndërpre për një periudhë 10-ditore, gjatë së cilës Uotkinsi vizitoi kushërinjtë e tij. I etur për të pastruar emrin e tij, ai e injoroi këshillën e mjekut për t’u vizituar me urgjencë në spital. Por shumë dyshime u ngritën, në lidhje me rolin e CIA-s në këtë çështje.

Uotkinsi ishte një mik i mirë i kryeministrit të Kanadasë Lester Pirson, të cilin një raport zyrtar i CIA-s e cilësonte “të bezdisshëm nga pikëpamja amerikane”, dhe mendohej se CIA e nxiti policinë të marrë në pyetje ish-ambasadorin, me shpresën e diskreditimit të Pirsonit.

Sipas Jan Adams, që ndihmoi në zbardhjen e kësaj ngjarje, Xhejms Jezus Engellton dyshonte se Uotkinsi ishte një spiun sovjetik, dhe kërkonte të nxirrte prej tij një rrëfim për të organizuar një “grusht shteti de fakto”, që do të çonte në rrëzimin e qeverisë Pirson. Sigurisht, CIA e vuri në dijeni policinë kanadeze për pretendimet e Nosenkos, por se çfarë presioni tjetër duhet të mbanin ata kjo mbetet e paqartë. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button