Enciklopedike

Intrigat e CIA-s: Vdekjet në gjirin Chesapeake

Screen Shot 2015-11-04 at 17.44.32

Një agjent i CIA-s që nga viti 1953, Xhon A. Peizli mbajti disa pozicione me rëndësi në agjensi gjatë viteve ‘70. Ndër të tjera, ai ishte ndërlidhës i CIA-s, për Njësinë e Hetimeve Speciale në Shtëpinë e Bardhë, e cila u ngrit për të hetuar skandalin e rrjedhjes së informacionit nga Pentagoni mbi luftën në Vietnam, dhe gradualisht u shndërrua në një lojtar kyç në skandalin e Uotergejtit.

Si një liberal i afërt me Drejtorin Uilliam Kolbin, Peizli u vu në dyshim nga drejtuesit e linjës së ashpër, që besonin se sovjetikët e kishin spiunin e tyre në CIA. Provat nuk ishin aq bindëse, ndërsa oficeri i CIA-s Dejvid Sallivan shpjegoi:“Unë nuk e kam pëlqyer kurrë atë. Tek ai kishte diçka që nuk shkonte. Ai ngjante me një plak babaxhan që mbante mjekër dhe dukej si një homoseksual. Unë jam i bindur se ai ishte spiun”.

Në shtator të vitit 1978, barka e Pezlit u gjet e përmbysur në gjirin Chesapeake.

Trupi i tij u nxorr nga uji në një distancë të shkurtër larg barkës. Ai ishte qëlluar mbi veshin e majtë. Vdekja u klasifikua si vetëvrasje, ndonëse disa pyetën me të drejtë pse Peizli do të qëllonte anën e majtë të kokës me dorën e djathtë. Në barkë nuk u gjet asnjë gjurmë gjaku, dhe as arma me të cilën ishte qëlluar.

Në mënyrë të çuditshme, gruaja e Peizlit kishte rezerva nëse trupi ishte me të vërtetë i bashkëshortit të saj, duke nxitur më tej spekullimet e përhapura, se ai qe vërtet një agjent sovjetik dhe që ishte arratisur duke hipur në një nëndetëse ruse.

Ngjarja thuajse u harrua, kur pas 18 vjetësh, mentori i vjetër i Peizlit, drejtori i CIA-s Uilliam Kolbi, u zhduk ndërsa vetëm lundronte vetëm mbi një barkë në gjirin Chesapeake. Trupi i tij ishte zhdukur prej disa ditësh, para se një polic ta gjente duke pluskuar pranë bregut. U vendos se vdekja ishte shkaktuar nga një kombinim i mbytjes dhe hipotermisë së shkaktuara nga ekspozimi ndaj të ftohtit.

Duke qenë se Kolbi ishte një marinar me përvojë, zhdukja e tij shkaktoi një ringjallje e teorive konspirative mbi Peizlin dhe thashethemet e largimit të tij me një nëndetëse ruse. Nga ana e tij, Kolbi ishte gjithmonë kundër thashethemeve. Në vitin 1978, ai i tha një gazetari “meseleja e fundit për mua është se unë jam spiuni. Ju e dini, në anën e rusëve. . .  /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button