Analiza

Iran, arbitri i Lindjes së afërme?

Mohammad-Reza Djalili

Profesor Emeritus i Institutit të studimeve të larta ndërkombëtare dhe zhvillimit, Gjenevë

Thierry Kellner

Pedagog në departamentin e shkencave politike të Universitetit të lirë të Brukselit.Ato bashkërisht kanë publikuar punime të shumta akademike.Libri i tyre i fundit : « Irani », coll. « 100 pyetje mbi » (Editions La Boétie, 2013)

IRAN-VOTE-REGISTRATION-ROWHANINjë vit pas ardhjes së tij në pushtet, qeveria e Hassan Rohanit është përballur me një situatë gjeopolitike jashtëzakonisht shumë të trazuar në Lindjen e Mesme. I paraqitur për një kohë të gjatë si përfituesi kryesor i ndërhyrjes amerikane në vitin 2003 në Irak, Teherani sot duhet t’i bëjë ballë vështirësive të papritura. Suksesi ushtarak i Shtetit Islamik në Irak dhe në Levant (ISIL), tashmë i bërë Shteti Islamik (IS), është konsideruar si surprizë. Shpallja e një “kalifati” mbi në territoret e veriut të Irakut dhe të lindjes së Sirisë, e populluar me një shumicë sunitësh, ka qenë një lajm i keq më shumë.

Përballë kësaj lëvizjeje radikale sunite, tejet anti-shiite, Teherani përballet njëkohësisht me rreziqe sigurie në territorin e tij, si dhe me vënien në diskutim të fitoreve të tij gjeopolitike në Irak.

Çështja kurde është bërë gjithashtu një burim shqetësimi evident për Republikën islamike, për shkak të rrezikut të irredentizmit, që mund të prekë popullsinë e tij kurde, por gjithashtu për arsye të influencës shumë të ngjashme që do të kishin Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli mbi një shtet kurd të pavarur në veri të Irakut. Një shpallje e pavarësisë do të precipitonte për më tepër në ndarjen e këtij vendi, me të cilin Teherani ndan 1 599 km kufij. Një skenar katostrofik për Iranin.

Përtej Irakut, situata në Levant mbetet gjithashtu shumë shqetësuese për regjimin iranian. Në Siri nuk duket të ketë duart e lira për të modifikuar kursin e politikës, të aprovuar nga parardhësi i ij. Irani ka vazhduar të synojë në mbajtjen në vend, nën një formë apo një tjetër, të regjimit të Bashar Al-Assadit. Si dëshmi e kësaj, Teherani kushtëzon pjesmarrjen e tij në konferencën ndërkombëtare mbi paqen dhe sigurinë në Irak, që do të mbahet në Paris më 15 shtator, me praninë e përfaqësuesve të regjimit sirian.

Krahas kësaj, Irani ka vazhduar t’i japë atij një asistencë shumë-formëshe. Megjithë një ndihmë masive, pushteti sirian nuk arrin të imponohet. Ai është dobësuar, dhe ekonomia e vendit ka pësuar dëmë të mëdha, rreth 140 miliard dollarë sipas OKB-së, ose dy herë sa GDP-ja siriane para krizës së vitit 2011. Situata në terrenin ushtarak është në rrugë pa krye, dhe madje kërcënohet dhe ndarja e Sirisë, ndërkohë që janë të rëndësishme kostot e mbështetjes së tij për Teheranin, si në terma politike, financiare, në imazh, por gjithashtu në njerëz. Sipas disa burimeve, të paktën 60 oficerë të gardistëve të revolucionit janë vrarë në Siri, qysh prej vitit 2011.

Përveç teatrit iraken, dhuna e Sirisë ka shpërthyer edhe në Liban, ku interesat iraniane janë vënë në shënjestër. Aleati libanez i Teheranit, Hezbollahu, është vendosur gjithashtu në terrenin sirian, por gjithashtu në Liban dhe ka zënë vend në opinionin publik të shumicës së vëndeve arabe. Bilanci i angazhimit të tij pranë regjimit sirian është pra sot larg të qenurit pozitiv për Teheranin, edhe nëse ai ka kontribuar deri këtu për të siguruar mbijetesën e aleatit të tij.

Megjithëse kriza e verës së vitit 2014 në Gaza në shikimin e parë mund të duket si pozitive për Republikën islamike – degradimi i imazhit të Izraelit, riforcimi i mundshëm rolit iranian, unanimiteti për herë të parë i opinionit publik në Iran rreth mbështetjes për palestinezët – në fakt ajo ka sjellë dhe vështirësi të reja. E vërteta është se Teherani ka përfituar nga kjo krizë për të joshur një afrim me Hamasin, aleati i tij i vjetër në gjirin e “boshtit të rezistencës” përballë Izraelit, me të cilin ishte prishur për arsye të pozicionimit të tyre kontradiktor kundrejt konfliktit sirian.

Por ky afrim pragmatik, përveç faktit që do të mund ta vinte Iranin në konkurencë me Katarin dhe Turqinë për influencën pranë lëvizjes palestineze dhe të shqetësojë Egjiptin, nuk është në shijen e regjimit të Damaskut, shumë kritik i lëvizjes palestineze, që ai e akuzon se e ka tradhtuar atë.

Ky faktor mundet të vështirësojë marrëdhëniet midis Sirisë dhe Iranit, një situatë që do të duhet ta menaxhojë diplomacia iraniane. Më në fund përtej Lindjes së Mesme, një surprizë tjetër e keqe rajonale mundet të përvijohet në Afganistan, pas tërheqjes amerikane në fund të vitit 2014. E ardhmja e këtij vendi mbetet sot e pasigurt. Asnjë zgjidhje politike me talibanët nuk është mundur të gjindet deri më sot dhe mundësia për ato që të përfitojnë nga tërheqja perëndimore dhe të përpiqen për të rimarrë pushtetin nuk mund të jetë përjashtuar, gjë që kërcënon lidhjet politike dhe ekonomike të krijuara qysh prej shumë vitesh midis Teheranit dhe Kabulit.

Në rast të rritjes së fuqisë së talebanëve, Republika islamike mundet të gjindet e mbërthyer nga radikalizmi sunit në Afganistan dhe në Irak. Një skenar më tepër se shqetësues për administratën e Rohanit, përderisa pakica sunite të shumta jetojnë në rajonet e territorit iranian që janë kufitarë me këta dy vende.

Nëse zhvillimet në Irak, në Levant dhe në Gaza, pa folur për pasiguri të reja në Afganistan, janë shqetësuese për Iranin, nuk janë më pak sukseset e regjistruara gjatë vitit të kaluar nga administrata e presidentit Rohani me Turqinë dhe me disa Emirate të Gjirit Arabo-Persik. Me fqinjin e tij turk, presidenti Hassan Rohani ka luajtur kartën e qetësimit, për të rifilluar marrëdhëniet dypalëshe të vëna në vështirësi nga “pranverat arabe”, dhe në mënyrë të veçantë nga konflikti sirian.

Nënshkrimi i marrëveshjes së ndërmjetme të Gjenevës për çështjet bërthamore në nëntor të vitit 2013, prania në rritje në Siri e grupeve radikale që kërcënon sigurinë e Turqisë, pasojat e luftës civile siriane për Ankaranë, si dhe konflikti sunnite-shiit i kanë hapur të dy vendeve perspektiva afrimi.

Një konsensus është hapur për të qetësuar raportet e tyre dypalëshe dhe për të rifilluar bashkëpunimin, megjithë divergjencat e tyre të vazhdueshme për Sirinë apo Irakun. Përsa i përket situatës irakene, të dy vendet janë të shqetësuar nga përparimet e shtetit islamik, por Turqia në mënyrë paradoksale është më pak e shqetësuar për zhvillimet në Erbil, se sa në Iran. Në fakt, Ankaraja mban marrëdhënie të afërta me Massoud Barzanin [president i qeverisë rajonale të Kurdistanit iraken] dhe disponojnë mjete presioni – sidomos fakti që infrastrukturat e zonave të naftës të prodhuar në veri të Irakut përshkojnë territorin e tij – që nuk zotërohen nga Teherani. Sidoqoftë, shkëmbimet reciproke të vizitave të drejtuesve të lartë turq dhe iranianë janë shtuar, duke nisur nga dimri i vitit 2013. Presidenti Rohani bëri një vizitë historike në Ankara, në qershor 2014.

Marrëveshje të shumta ekonomike dhe energjetike janë përfunduar në këtë moment, me objektiva shumë ambiciozë, pasi bëhet fjalë që të dyfishohet tregtia dypalëshe, deri në vitin 2015. Kooperimi aktualisht ka përparësi mbi rivalitetin në raportet komplekse që mbajnë Ankaraja dhe Teherani. Hassan Rohani, përveç kësaj, ka mirëpritur zgjedhjen e Recep Tayyip Erdoganit, si president i Turqisë në gusht të 2014-ës.

Në gjirin Arabo-Persikë, “pranverat arabe” kishin përkeqsuar marrëdhëniet dypalëshe midis Iranit dhe monarkive të naftës. Rohani qysh me zgjedhjen e tij si President i Iranit apeloi për rifillimin e tyre. Por është sidomos përfundimi i marrëveshjes së ndërmjetme të Gjenevës për çështjet nukleare në nëntor të vitit 2013, që lejoi vendosjen progresive të një detante të sigurt. Nënshkrimi i saj i mirëpritur nga monarkitë e naftës, është pjesërisht një paradhënie për diplomacinë e Omanit, i cili luajti rolin e ndërmjetësit midis Teheranit dhe Uashingtonit.

Sulltani i Omanit ishte udhëheqësi i huaj i parë që bënte një vizitë zyrtare në Iran pas zgjedhjes së Rohanit. Një marrëveshje për gazin në vlerë 10 miliard dollarë, e pritur qysh prej shumë kohësh, u konkludua në mars 2014. Nga ana e tij, Presidenti Rohani, duke vlerësuar dinamikën e marrëveshjes për çështjet bërthamore, mori inisiativa në drejtim të fqinjëve të tij të jugut. Në fund të vitit 2013, ministri i tij i jashtëm bëri një turne në katër nga gjashtë monarkitë e Gjirit (Oman, Qatar, Kuvajt, Emiratet e Bashkuara Arabe). Vizita të tjera kanë vijuar, ku më e rëndësishmja ishte ajo e emirit të Kuvajtit në Teheran në qershor.

Zhvillime sinjifikative, sidomos në fushën ekonomike, janë regjistruar me atë Emirat por gjithashtu me Katarin, sikurse dhe me Riyadin (Arabia Saudite) të shqetësuar për t’u afruar me fqinjin e vet iranian. Me Emiratet e Bashkuara Arabe, marrëdhëniet midis Dubait dhe Teheranit janë ngrohur përsëri. Çështja e Bahreinit ndan gjithmonë të dy anët e gjirit. Megjithë disa përpjekje për afrim gjatë gjashtë muajve të parë të vitit, Irani dhe Arabia Saudite nuk kanë arritur të qetësojnë “luftën e ftohtë të vërtetë”, që i kundërvë ato në Lindjen e Mesme.

Megjithë interesat e përbashkëta kundër Shtetit Islamik, që përbën një kërcënim si për Teheranin ashtu dhe për Riyadin, detanta midis Mbretërisë saudite dhe Republikës islamike fatkeqësisht nuk duket akoma të jetë aktuale. / Le Monde /

PERGATITI: S. METANI

BOTA.AL

Leave a Reply

Back to top button