Analiza

Irani refuzon të jetë i kufizuar për çështjet bërthamore

Le Figaro

RohaniPresidenti iranian Hassan Rohani ka deklaruar se vendi i tij refuzon që të kufizohet në programin e tij të pasurimit të uraniumit, siç e kërkojnë Shtetet e Bshkuara dhe aleatët e tyre perëndimorë, raportohet në web site zyrtar të qeverisë iraniane.

“Të gjitha vendet nënshkruese të Traktatit për mosperhapje berthamore (TNP) kanë të njëjtat të drejta. Në Traktat nuk shprehet në asnjë vend se cili duhet të jetë numuri i centrifugave”, deklaroi Rohani gjatë një takimi me anëtarët e think tank-eve amerikane në Nju Jork, gjatë punimeve të Ansamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Teherani nuk pranonte të kufizonte numrin e centrifugave të tij, të përdorura për pasurimin e uraniumit, në 5.000 njësi për të lehtësuar një marrëveshje me vendet e grupit 5+1.

Irani dhe fuqitë e mëdha të grupit “5+1” (Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia, Franca, Britania e Madhe, Kina dhe Gjermania) javën e kaluar rifilluan në Nju Jork negociatat e vështira për këtë temë gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Teherani zotëron aktualisht 19.000 centrifuga, nga të cilat rreth 9.000 në aktivitet dhe dëshiron të rrisë kapacitetin e tij të pasurimit me dhjetë herë brenda tetë vjetëve.

Vendet perëndimore i kërkojnë të kundërtën Teheranit, që të pakësojë numurin e centrifugave në aktivitet në më pak se 4.000 madje në 2.000, sipas mediave amerikane.

“Edhe në marrëveshjen e Gjenevës (firmosur në nëntor të vitit 2013 midis Iranit dhe vendeve të grupit 5+1), thuhet se pasurimi duhet të bëhet sipas nevojave të vendit. Këto nevoja janë caktuar nga qeveria dhe parlamenti që ka miratuar një ligj që Irani të ketë një kapacitet prej 20.000 mégawat elektricitet bërthamor”, deklaroi Rohani.

 

Leave a Reply

Back to top button