Këto kanë qenë disa nga deklaratat e forta të personit, i cili shton se një “Rend i Ri” po vendoset në botë dhe se ka njerëz që krijojnë e shpërndajnë sëmundjet në tokë e se ekzistojnë robotët shërbëtorë.
Të gjitha këto ai i ka thënë në mënyrë anonime në një postim, ku shkrimtari bën me dije se është rekrutuar në shoqërinë sekrete në moshën 19-vjeçare, pasi u bë për një kohë shumë të shkurtër tepër i pasur. Anonimi shton se gjatë këtyre pesë dekadave është zhgënjyer nga ato që ka parë dhe se ka vendosur të shkëpusë kontaktet e tij të shenjta.
Ai shkruan: “Po ju them të vërtetën. Asnjë gjë nga këto që unë kam shkruar nuk është ekzagjerim i rremë apo fiksion shkencor. Ky informacion është i vërtetë, real, është realiteti dhe ka ardhur koha që të thuhet”.
Mes të tjerash, ish anëtari i Iluminatit bën me dije se shoqëria sekrete ka një rrjet të gjerë bunkerësh për anëtaret e saj dhe ky rrjet është i mbushur me robotë. Ai shkruan se liderët e trafikut të drogës në botë janë dhe kanë qenë Leon Trotsky, Abraham Lincoln (i cili nuk u vra, por e kaloi pjesën tjetër të jetës në një bunkier në Meksikë) dhe Saddam Hussein, i cili është ende gjallë.