Shkence

Ish shefi i studimit të klimës në NASA, ka një paralajmërim të frikshëm për ritjen e oqeaneve

Toka mund të bëhet praktikisht e paqeverisëshme, nëse nivelet e deteve vazhdojnë të rriten

Toka mund të bëhet “praktikisht e paqeverisëshme” për shkak të rritjes së nivelit të deteve, paralajmëroi ish-drejtori i studimit të klimës, në NASA, profesor James Hansen.

Profesor Hansen, i cili ishte ndër shkencëtarët e parë që njoftoi politikanët dhe publikun për rreziqet e shkaktuara nga ndryshimet klimatike, i tha Neë York Magazine se dyshonte se atmosfera do të ngrohej me katër ose pesë gradë Celsius deri në fund të këtij shekulli – skaji i sipërm e parashikimeve aktuale, të cilat ndoshta do t’i jepnin fund civilizimit njerëzor siç e njohim.

Megjithatë ai tha se problemi më i madh do të ishte rritja e nivelit të deteve. Profesor Hansen ishte autor i një dokumenti shkencor të botuar vitin e kaluar, i cili paralajmëroi se emetimet e larta të karburanteve mund të rrisin nivelin e detit me “disa metra mbi një periudhë prej 50 deri në 150 vjet”.

Kjo është dukshëm më e lartë se raporti i fundit i ekspertëve nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike, i cili parashikon 30cm deri në pak metra, në varësi të emetimeve.

I pyetur për të parashikuar se si do të ishte bota nëse parashikimet “më të frikshme” të ndryshimit të klimës për fundin e shekullit do bëheshinrealitet, profesor Hansen, ish-drejtor i Institutit Goddard të NASA-s për Studime Hapësinore, tha: “Unë nuk mendoj se do të kemi katër ose pesë gradë këtë shekull, sepse kemi një efekt ftohës nga shkrirja e akujve. Por pasoja më e madhe do të jetë ai akull i shkrirë.

“Sipas mendimit tim kjo është gjëja e madhe – rritja e nivelit të detit – sepse kemi një pjesë aq të madhe njerëzish në brigjet, më shumë se gjysma e qyteteve të mëdha në botë janë në bregdet.

“Pasojat ekonomike të kësaj, dhe migrimet dhe efektet sociale të migrimeve … dhe do të kemi një planet që mund të bëhet praktikisht i pakontrollueshëm, mendoj unë.

“Një herë që nivelet e deteve rriten ndjeshëm, nuk do të kemi bregdete të qëndrueshme. Vetëm pjesë të qyteteve do të shkojnë nën ujë, por nuk ka kuptim të vazhdojmë të ndërtojmë atje … Kur të arrijë deri në një metër, do të humbet më shumë tokë”.

Rritja e popullsisë së njerëzve ishte një “problem”, tha ai.

“Kjo është arsyeja pse duhet të kemi energji që është e nevojshme për njerëzit, për të eliminuar varfërinë, sepse vendet që janë bërë të pasura e kanë popullsinë nën kontroll. Por nëse filloni të humbni qytete të mëdha, atëherë planeti do të bëhet i paqeverisëshëm”, thotë profesori Hansen.

Por nëse temperatura e botës rritet me katër ose pesë gradë, shton shkencëtari, kjo do të thotë se “tropikët dhe subtropikët do të jenë praktikisht të pabanueshëm”.

“Në verë po bëhet shumë e pakëndshme në verë, në subtropikë, nuk mund të punoni jashtë. Dhe bujqësia, më shumë se gjysma e vendeve të punës janë jashtë, “tha ai. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button