Hetuesja argjentinase e vdekjes së prokurorit Alberto Nisman tha se do të thërrasë ish spiunin që të dëshmojë këtë javë. Gjetja e njeriut që përbën një enigmë, që nga emri deri tek dukja e tij, mbetet një sfidë e madhe.
Antonio Jaime Stiuso, i cili kishte katër dekada në shërbimin e fshehtë të Argjentinës para se t’i jepte fund në dhjetor 2014, do të thirret për të shpjeguar marrëdhënien e tij me Nismanin si dhe komunikimet e tyre më të fundit, tha Viviana Fein për Radio La Red. Koha, data dhe vendi i dëshmisë do të vendosen me qëllim që të garantohet siguria e ish kreut të kundërzbulimit, tha Fein në një deklaratë të mëvonshme. Nisman e kishte telefonuar disa herë Stiuson sipas të dhënave të kompanisë celulare. “Dua të shoh c’marrëdhënie ka patur ai me Nismanin. Duhet të dëgjojmë Stiuson”, tha hetuesja.
Nismani, që u gjet i vdekur me një plumb në kokë në apartamentin e tij në 18 janar të këti viti tha në një intervistë televizive para vdekjes se i ishte kërkuar të punonte me Stiuson në vitin 2004, kur u vu në krye të hetimit të vënies së bombës në qendrën e komunitetin hebre në vitin 1994, një atentat që solli vdekjen e 85 vetëve. Nismani vdiq një ditë përpara dëgjesës në kongres ku do të jepte shpjegimet e tij në lidhje me akuzat se presidentja Cristina Fernandez de Kirchner ishte përpjekur të zhvishte zyrtarët iranianë nga akuzat për përfshirjen e tyre në vendosjen e bombës, në këmbim të përfitimeve tregtarë.
Bota.al
1 minute read