Horizonti.al

Ishulli Vozhrozhdenija, laboratori i frikshëm i armëve sovjetike biologjike

Gjatë viteve 1920, zyrtarët e Bashkimit Sovjetik po kërkonin një vend me veti specifike. Ai duhej të ishte i izoluar, të rrethohej nga shkretëtira, si dhe të ndodhej brenda kufijve të perandorisë sovjetike. Dy ishuj, i përshtateshin këtij përshkrimi. Sovjetikët zgjodhën Vozhrozhdenijab, që ndodhet në Detin Aral.

Atje ata ndërtuan një laborator të madh sekret të prodhimit të armëve biologjike, ku sëmundje si murtaja, antraksi, bruceloza, tularemia, botulinumi dhe patogjenët e encefaliteve të kuajve venezuelianë, u modifikuan gjenetikisht për t’i rezistuar trajtimit mjekësor.

Mikrobilogu Genadi Lepjoshkin, njëherazi kolonel i ushtrisë sovjetike, kaloi 18 vite në atë ishull, ku në vetëm një vit deri në 300 majmunë do t’i nënshtroheshin një vargu eksperimentesh. Pas ekspozimit të tyre ndaj mikrobeve, majmunët do të futeshin në laboratorë, ku testohej gjaku i tyre, dhe monitorohej progresi i sëmundjeve në trupat e tyre.

“Ata do të ngordhnin  brenda disa javësh, dhe ne do të kryenim autopsitë”- kujtonte Lepjoshkin.

Mbi 1.500 njerëz të përfshirë në atë projekt punuan por edhe jetuan në atë ishull, në qytetin e vetëm të ndërtuar enkas, Kantubek, i cili kishte “një klub shoqëror, një stadium, disa shkolla dhe dyqane”.

Sot Kantubek është një qytet fantzmë i shndërruar në rrënoja, që nga shembja e Bashkimit Sovjetik. Shkencëtarët nuk besojnë se laboratori i armëve biologjike, përbën tani ndonjë kërcënim. Të gjithë patogjenët përveç antraksit, që mund të mbijetojnë me shekuj, janë shkatërruar nga temperaturat e larta të zones, dhe nga kushtet e vështira. Në fillim të viteve 2000, zyrtarët e SHBA dhe Uzbekistanit e vizituan ishullin, duke djegur mbetjet e eksperimenteve të mëparshme. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button