Analiza

ISIS-i dhe logjika e anarkisë

issss

Suksesi i ISIS dhe çelësi për ta mposhtur atë, qëndron tek “jashtë-administrimi”

Nga Robert D. Kaplan

Sulmet terroriste në Paris, përtej tmerrit të tyre të dukshëm, më sollën ndërmend fjalët e fundit të Bernard Fall, historian amerikano-francez dhe korrespondent i luftës në Vietnam. Në vitin 1965, Fall shkroi: “Kur një vend po përmbyset nuk është duke luftuar; përkundrazi është duke u jashtë-administruar. Përmbysja është fjalë për fjalë administrim me një shenjë minus para”.

ISIS ka çoroditur perëndimin e Irakut dhe Sirinë lindore, për shkak se po jashtë-administron regjimet e Bagdadit dhe Damaskut. Pra ISIS-i ka ngritur një autoritet kompetent burokratik, që mbulon çdo gjë aktivitet duke filluar nga shkollat, dhe ku përmes represionit, është krijuar një sistem të sigurtë dhe të qëndrueshëm. Dhe me këtë siguri territoriale, ISIS-i ka krijuar mesa duket një pikëmbështetje për planifikimin e sulmeve terroriste jashtë vendit.

Përfundimisht, fundi i Shtetit Islamik mund të vijë vetëm kur disa forca të tjera ta jashtë-administrojnë atë. ISIS-i është pasojë e anarkisë, me fjalë të tjera:një situate që krijohet kur një territor i populluar është pa një administratë, ndaj grupet e luftëtarëve xhihadistë parandalojnë cilindo nga ndjenja e sigurisë. Rrëzimi i një regjimi Basthist laik në Irak në vitin 2003, dhe një revoltë kundër një regjimi laik Bathist në Siri në vitin 2011, i katandisën këto vende në pluhur dhe kaos…

[real3dflipbook id=”642″]


Leave a Reply

Back to top button