Analiza

ISIS-i përballë historisë. Çfarë na tregon ngritja dhe rënia e një perandorie islamike?

 

isis historyNga Allen Fromherz

Për arsye të forta, historianët profesionistë, i rezistojnë fuqishëm krahasimeve midis ngjarjeve të fundit dhe të kaluarës së largët. Mësimet që kemi nxjerrë, na mësojnë të respektojmë parimet e themeluesit të historisë së bazuar në burime në shekullin e XIX-të, Leopold von Rankes. Historia, besonte ai, duhet të shkruhet për hir të vetë asaj, dhe të mos trajtohet si një fantazmë e vetes në shërbim të së tashmes.

Po thuhet vazhdimisht se “çdo gjë në të kaluarën mesjetare, sidomos Islami mesjetar, ishte brutal dhe i dhunshëm”. Por, larg nga të qenit një epokë e brutalitetit, “periudha mesjetare” e historisë islame është e përshkruar nga toleranca e saj relative. Një nga qyetetet më të mëdha në Europën e shekullit të X-të ishte Kordoba myslimane. Vizitorët e habitur të krishterë, si për shembull murgesha shëtitëse gjermane Hrostsvita nga Gandersheimi, e cilësonte Kordobën si “Stolinë e Botës”, për shkak të  llambave rrugore që flakëronin gjatë natës, duke u reflektuar mbi ujin e rrjedhshëm të burimeve, por edhe dritën e dijes dhe shkencës, nga një bibliotekë e pasur, që rivalizonte atë të Aleksandrisë së lashtë…

… Perandoria Almohade rrotull maleve Atlas në Marokun e sotëm, filloi si një lëvizje që premtonte të pushtonte gjithë botën myslimane, duke evokuar Apokalipsin dhe Ditën e Gjykimit, por lideri i saj nuk ishte një klerik tipik arab mysliman. Almohad Mehdiu, ai që do të shpallte fundin e kohës, u quajt ndryshe Ibn Tumart-Berber, një emër berber dhe jo arab…

[real3dflipbook id=”765″]

Leave a Reply

Back to top button