Analiza

ISIS kërcënon Europën: Do thyejmë kryqet dhe do skllavërojmë gratë

isisi“Vrisni jo-besimtarët kudo në botë! Veç objektivave ushtarake perëndimore, sulmoni edhe civilët”. Këto janë fjalët e mesazhit audio të lëshuar nga Shteti Islamik (ISIS) ditën e diel. Fjalët janë shqiptuar nga zëdhënësi i Shtetit Islamik Abu Muhamed Al Adnani drejtuar xhihadistëve dhe mbështetësve të tyre në mbarë globin. Thirrjet u bënë në një mesazh audio, të gjatë 42 minuta. “Do ta pushtojmë Romën tuaj, do të thyejmë kryqet dhe do t’I kthejmë në skllave gatë tuaja, me ndihmën e Allahut” – thuhet në këtë mesazh audio.

Mediat ndërkombëtare thonë se ISIS po fitin territore të reja në Siri. Kjo ndodh megjithë sulmet franceze dhe amerikane nga ajri. Avionët francezë “Rafal” vazhdojnë bombardimet por xhihadistët kanë rimarrë nën kontroll dy lokalitete në veri të Falluxhas. Gjatë ofensivës u morën peng edhe 50 ushtarë irakenë./lapsi.al/

Leave a Reply

Back to top button