Uncategorized

Italianët ndihen të braktisur nga BE

Përçarjet e vjetra nga kriza e Eurozonës e vitit 2009 – një Evropë veriore e kursyeshme ndaj asaj jugores- janë rishfaqur me këtë shpërthim të pandemisë. Pikëpamja e Romës është se një krizë e përbashkët ka nevojë për një zgjidhje të përbashkët. Duke u përballur me kundërshtime të ashpra kryesisht nga Gjermania dhe Hollanda, Italia nuk mund të anojë më nga ideja e saj për “koronabonds”, por ende po bën presion për një paketë financiare që nuk penalizon asnjë ekonomi të vetme.

Mbi të gjitha, kjo është fryma e tregut të përbashkët që Italia ndihmoi në krijimim e tij. Shumë italianë ndjehen të braktisur nga një BE që ka mbajtur pajisje mbrojtëse dhe kufij të mbyllur. Anketat tregojnë se ndjenja anti-BE është në nivelin më të lartë në Itali. Udhëheqësi i partisë së djathtë të Vëllezërve të Italisë, Giorgia Meloni, tha që BE kishte treguar papërshtatshmëri dhe distancë nga solidariteti që anëtarët e saj kërkuan, duke dhënë idenë e Italisë si lypëse, që harxhon paratë e saj.
“BE ekziston falë Italisë,” tha ajo. “Por tani është një sistem që favorizon të tjerët.” Partia e saj tani është duke marrë më shumë pikë në sondazhe.

Të enjten zyrtarët gjermanë thanë që rastet e koronavirusit në shkallë vendi ishin rritur në 148.046 dhe numri i vdekjeve të lidhura me Covid-19 ishte rritur me 215 në 5,094.Merkel tha se ” kjo është sfida më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore, për jetën dhe shëndetin e popullit tonë”.

Ajo nxiti “disiplinën maksimale”, për të shmangur heqjen dhe rifillimin e izolimit. “Ne nuk duhet të humbim atë që është arritur tashmë,” tha ajo, duke vlerësuar efikasitetin e sistemit të kujdesit shëndetësor të Gjermanisë dhe ndihmën e forcave të armatosura.

Vendimet e qeverisë së saj në këtë krizë “nuk kanë model historik”, tha ajo.

“Pyetja se si mund ta parandalojmë virusin të mbingarkojë sistemin tonë shëndetësor dhe më pas të kushtojë jetën e njerëzve të panumërt, kjo pyetje do të jetë për një kohë të gjatë pyetja kryesore për politikën në Gjermani dhe Evropë.”

Merkel tha që Evropa duhet të forcojë aftësinë e saj për të prodhuar një pajisje të specializuara mjekësore, në vend që të varet nga furnizimet globale, të cilat tani janë shumë të shtrira.

Ajo gjithashtu e quajti Organizatën Botërore të Shëndetit një partner të domosdoshëm në luftën kundër virusit. Presidenti Donald Trump ka pezulluar fondet amerikane për këtë organizatë.

“Unë e di se sa të vështira janë kufizimet, është një sfidë për demokracinë, ajo kufizon të drejtat tona demokratike,” tha ajo, duke shtuar se transparenca demokratike, siç është një shtyp i lirë, ndihmoi për ta bërë situatën të qëndrueshme.

BBC/bota.al

 

 

Leave a Reply

Check Also
Close
Back to top button