Horizonti.al

Ivani i Tmerrshëm, një car paranojak

Personazhet më të ligj, dhe shumë brutalë për librat e historisë

ivani

Ivani i tmerrshëm, i njohur gjithashtu si Ivani IV, ishte Cari i Rusisë në vitet 1533-1584. Që fëmijë, ai kishte një natyrë gjakatare. Abuzonte me kafshë të tilla si qentë dhe macet, të cilat i hidhte nga maja e ndërtesave. Ai filloi të vriste njerëz që në vitet e adoleshencës, pasi kjo ishte “zbavitëse”.

Si Cari i Rusisë, ai ishte mjaft paranojak dhe besonte se të gjithë ishin kundër tij.

Ai do t’u rrëmbente qytetarëve shtëpitë dhe tokate, duke i detyruar ata që mbeten të pastrehë. Ivani shkatërroi qindra fshatra dhe qytete. Ai ishte përgjegjës për masakrën e Novgorodit, ku u torturuan dhe vranë mbi 60.000 njerëz. Ai krijoi dhomën e vet të torturës, dhe dënoi familje të tëra, të cilat besonte se ishin armiqtë e tij.

Ai mbante një ari, ndërsa urdhëroi që shumë njerëz të shqyheshin nga arinjtë dhe ujqërit. Ivani kishte një obsesion të tillë me njerëzit që vdisnin, saqë kur ai urdhëronte dënimet me vdekje, zakonisht ulej para skenës së ekzekutimit dhe vëzhgonte. Pranë tij gjendeshin prindërit, që shihnin torturimin dhe ekzekutimin e fëmijëve të tyre.

Disa ekzekutime zgjasnin deri në 15 orë! Ai u hiqte njerëzve brinjët përmes darëve të nxehta, ndërsa  përdhunonte vajza. Pasi u martua për një ditë, ai e vrau gruan e tij. Ivani e rrahu thjeshtrën e tij shtatzënë, sepse besonte se rrobat e saj ishin të papërshtatshme, dhe vrau djalin e tij duke e qëlluar në kokë pas një zënke. Ai ishte një vrasës serial, ndaj dhe e meritoi nofkën që iu vu më pas./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button