Zodiak

Ja cilat janë shenjat më të padurueshme të zodiakut

Ndoshta të gjithë e dinë ose e kanë njohur dikë jashtëzakonisht të bezdisshëm. Ka edhe nga ata që ndihen të mërzitur kollaj dhe me pak dhe që janë të gatshëm të pranojnë “gabimet” e tyre dhe se në fund të fundit, secili prej nesh ka të paktën një anë negative.

Dijeni, megjithatë, se kjo anë e jona është zbuluar mirë nga astrologjia!

Më poshtë janë shenjat më të bezdisshme të zodiakut.

Dashi

Të lindurit në shenjën e Dashit janë lehtësisht irritues dhe kjo mund të shkaktojë konfuzion, si dhe të provokojnë një qëndrim të ashpër kur ata janë të zemëruar.

Nuk është e lehtë të jetosh me një dash pikërisht prej kësaj mënyre të komplikuar të të qënit dhe kjo e bën atë të mendojë se arsyeja është gjithnjë në anën e vet.

Kur kjo ndodh, është mirë që ta lejojmë që të besojë për të mos lejuar të humbë durimin dhe të hyjë në debate të pafundme.

Argumenta për të provokuar debate, një dash njeh shumë!

Bricjapi

Duke kërkuar pothuaj perfeksionin, Bricjapët shihen shpesh si të padurueshëm pikërisht për këtë arsye! E vërtetë që jan pak tolerantë, por vetëm sepse ata vetë e kanë të lehtë të bëjnë gjërat në mënyrën e duhur. Dijnë gjithmonë si të marrin atë që duan, me rrezikun që të ngjajnë të ftohtë dhe përllogaritës. Dijnë si të përfitojnë nga pikat e dobëta të të tjerëve dhe janë tejet ekzigjentë.

Virgjëresha

Të lindurit në shenjën e Virgjëreshës janë njerëz shumë inteligjentë, por kanë personalitet autoritar dhe shpesh shumë kritik. Mendojnë që mënyra e tyre e të qënit është më e mira dhe nuk pranojnë mendime që mund të ndikojnë në rutinën e tyre, edhe pse mund të jenë në avantazhin e tyre. Tejet të sigurt për financat, ankohen shpesh për çmimin e çdo gjëje, përveçse bëjnë shumë kërkesa të llojit profesional dhe personal. E gjithë kjo i bën shumë të lodhshëm.

Peshqit

Të lindurit në këtë shenjë janë tejet të ndjeshëm dhe kjo shkakton konfuzion tek njerëzit që jetojnë krah tyre. Pikërisht prej ndjeshmërisë ekstreme, shpesh humbasin njerëzit që duan. Zakoni që të shprehin çdo ndjenjë të vogël apo ndjesi, është vuajtja e tyre e madhe për çdo gjë të vogël që ndodh, dhe kjo i bën melankolikë e të mërzitshëm.

Leave a Reply

Back to top button