Psikologji

Ja gjërat që bëjnë njerëzit toksikë. Mësoni mirë si t’i përballoni

  1. Nuk veprojnë asnjëherë njësoj.

Sot ata mund të jenë personat më të mirë që ke njohur, ndërkohë nesër të jenë komplet ndryshe. Kuptoje se nuk është problemi me ty, por me ata që përpiqen tërë kohës t’i manipulojnë të tjerët. Nuk e ke ti fajin për sjelljen e tyre.

  1. Do të bëjnë të ndihesh përherë në borxh me ta.

Nëse u thua se ke nevojë për diçka, por nuk ke mundësi për ta blerë, ata do të ta blejnë dhe do të ta dhurojnë. Por kjo gjë do të vijë me një çmim. Ata do të kërkojnë përherë ndere dhe kur mund të mos pranosh, do të të kujtojnë për borxhin apo ndihmën që të kanë dhënë me atë gjë që të kanë blerë. Ndaj, mënyra më e mirë për ta shmangur këtë hap, është të mos pranosh dhurata prej tyre.

  1. Bëjnë gabime dhe nuk kërkojnë falje

Kjo është tipike e njerëzve toksikë. Ata mund të bëjnë plot gabime, madje edhe të të lëndojnë dhe të mos kërkojnë falje për diçka të tilla. Madje, mundet edhe të largohen duke bërë sikur nuk e kanë kuptuar se të kanë lënduar. Ndaj, mos u shqetëso. Ata janë të tillë. Nëse ti e di se cila është gjëja e duhur dhe gjëja e drejtë, bëje atë gjë dhe përpiqu t’i shmangesh personave të tillë.

  1. Do të të bëjnë të dukesh e parëndësishme, edhe në sukseset e tua më të mëdha.

Kushdo nga ne i pëlqen komplimentet dhe ndihet mirë, kur dikush e vlerëson për sukseset e veta. Kjo gjë nuk ndodh, nëse kemi pranë një person toksik. Edhe në sukseset e tua më të mëdha, ata do të bëjnë gjithçka që ju të ndiheni të parëndësishëm, apo sikur ju i keni arritur pa meritë gjërat që keni arritur. Kur të ndodhë diçka e tillë, bëj sikur nuk po i dëgjon dhe shumëzoji me zero komentet e tyre. Kanë thjesht smirë dhe zili përbrenda. Duhet t’i kuptoni.

  1. Bëjnë gjithë kohës viktimën.

Duke qenë persona që duan të arrijnë çdo gjë dhe me çdo kusht, ata e bëjnë mjaft mirë edhe rolin e viktimës për të arritur gjërat që duan. Këtë mund ta bëjnë edhe në rastet, kur janë komplet në gabim. Në të tilla raste, të cilat do të ndodhin padyshim, bën mirë t’u tregosh vendin e tyre dhe të mos  bësh asgjë që ata t’ia dalin me ato çfarë synojnë të arrijnë. Për persona të tillë, ndonjëherë nevojitet dikush që t’i përballë me të vërtetën dhe të drejtën. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button