Analiza

Ja kush ishte njeriu që vrau sot dy pengjet, e më pas e pësoi edhe vetë!

Akuzohej për 40 krime seksuale dhe vrasjen e gruas së tij: Kush e liroi dhe ku e mori armën ai?

monis

Haron Monis ishte akuzuar për bashkëpunim me të dashurën e tij për vrasjen e ish-gruas së tij, e cila ishte goditur 18 herë me thikë, në Sydney, në prill të vitit të kaluar. Sheiku i proklamuar nga Teherani dhe dy nga rreth 20 pengjet e tij u vranë sot pas skenave dramatike që sollën edhe deri tek fundi i ngjarjes 17 orëshe të pengjeve, të marra nga terroristi iranian, në një kafene në qendër të qytetit australian, Sydney.
Por Monis, emri i vërtetë i të cilit është Manteghi Bourjerdi, ka një histori të gjatë me policinë australiane. Së fundi ishte gjithashtu i liruar me kusht për rreth më shumë se 40 akuza të dhunës seksuale. Më 12 dhjetor të vitit të kaluar, Monis, 49, dhe e dashura e tij, Amirah Droudis, 34, e akuzuar për vrasje, u liruan me kusht pasi që u vlerësua se pretendimi i prokurorisë kundër tyre për vdekjen e Noleen Hayson Pal ishte konsideruar “i dobët”. Pjesë e arsyetimit për lirimin me kusht të tij, ishte se ai kishte qenë i “torturuar” në një burg të Sydneyt.
Kjo ishte bërë pavarësisht nga fakti se Monis ishte dënuar më parë – për shkrimin e letrave ofenduese për familjet e ushtarëve të Australisë që vdiqën në Afganistan – dhe akuzat e pazgjidhura mbi akuzat për sulmeve seksuale. Monis dhe Ms Hayson Pal, 30, kishin qenë të përfshirë në një kontest të hidhur për kujdestarinë mbi fëmijët e tyre në kohën e vrasjes së saj, transmeton Telegrafi.
Monis besohet të ketë një djalë dhe vajzë, të dy nën moshën dhjetë vjeçare, të cilët jetojnë me prindërit e të ndjerës Hayson në Sydney. Manteghi Bourjerdi, kishte fluturuar nga Irani për në Australi në vitin 1996 pasi ishte në telashe me liderët fetarë rreth interpretimit të tij liberal të Islamit, duke çuar në arrestimin e gruas së tij iraniane dhe dy vajzave. Duke e quajtur veten Ayatollah Manteghi Boroujerdi, Monis dha një intervistë për ABC në vitin 2001, ku ai jep vlerësime “madhështore” lidhur me veten e tij, duke pretenduar se ka qenë një spiun i qeverisë iraniane. “Në Iran, kryesisht kam qenë i përfshirë në aktivitete të Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë”, kishte thënë ai në intervistë.
Ai kishte pretenduar se familja e tij ishte mbajtur peng në Iran. Në intervistë gjithashtu kishte thënë se i pëlqenin vendet perëndimore si Australia, Kanada, Anglia dhe SHBA-të, sepse sipas tij, ato ishin “shoqëri fetare”. “Ata nuk thonë se jemi religjioz, por në fakt, mund të shohim shpirtin e religjionit në këto shoqëri”, kishte thënë ai, transmeton Telegrafi. “Dhe disa vende në Lindjen e Mesme, në Azi, ata thonë se janë vende islamike, ata kanë emra myslimanë, por në fakt, nuk janë shoqëri dhe qeveri religjioze”, kishte shtuar ai. Monis ishte hetuar në vitin 2007 dhe 2008 për dërgimin e letrave të urrejtjes familjeve të ushtarëve të Australisë të vrarë nga kryengritësit në Afganistan, duke i quajtur fëmijët e tyre ‘nazistë’. /Telegrafi/

Leave a Reply

Back to top button