Analiza

PERGJIMI/”E rrëzuan ata kozakët avionin…”

recordingMe poshte, nje transkript i nje bisede telefonike mes separatisteve proruse menjehere pas rrezimit te avionit. Pergjimi eshte kryer nga sherbimet e fshehte ukrainas dhe eshte publikuar nga portali online Kyivpost.

Igor Bezler: Sapo rrëzuam një avion. Grupi Minera. U rrëzua përtej Yenakievos (Donetsk Oblast).

Vasili Geranin: Po pilotët, ku janë pilotët?

IB: Kanë shkuar të kërkojnë dhe fotografojnë avionin. Po del tym.

VG: Sa minuta më parë?

IB: Afro 30 minuta më parë.

Komenti: Pasi ekzaminojnë vendin e ngjarjes terroristët arrijnë në konkluzionin se kanë rrëzuar një avion civil. Pjesa tjetër e bisedës ndodhi 40 minuta më vonë.

“Major”: Janë Chernukhin ata që rrëzuan avionin. Nga postblloku i Chernukhin. Janë ata kozakët me bazë në Chernukhino.

“Grek”: Po, Major.

“Major”: Avioni u shpërbë në ajër. Në zonën e minierës së Petropavlovskayas. Kemi zbuluar se janë “200” (kodi për persona të vdekur). Ishte civil.

“Greek”: Cfarë keni ju aty?

“Major”: Shkurt, ishte 100 përqind një avion pasagjerësh.

“Greek”: A ka shumë njerëz aty?

“Major”: Ta marrë dreqi! Copat e avionët ranë në oborre.

“Greek”: Cfarë lloj avioni?

“Major”: Nuk jam i sigurtë. Po shikoj vetëm skenën ku ranë trupat e parë. Ka copa sediljesh dhe trupash.

“Greek”: A ka mbetje të armës?

“Major”: Absolutisht asgjë. Tesha civilësh, gjëra mjekësore, peshqirë, letra higjenike.

“Greek”: A ka dokumenta?

“Major”: Po, të një studenti indonezian. Nga një universitet në Tompson.

Militanti: Në lidhje me avionin e rrëzuar në Snizhne-Torez. Eshtë civil. Ra pranë Grabovos. Ka shumë trupa grash dhe fëmijësh. Kozakët kanë dalë duke kërkuar. Në televizion thonë se është një avion transporti An-26, por thonë se shkruan Malaysia Airlines. Cfarë kërkonte në territor ukrainas?

Nikolay Kozitsin: Kjo do të thotë se transportonin spiunë. Nuk duhej të fluturonin këtu. Këtu ka luftë.

Katastrofa e paralajmëruar e një lufte pa kontroll

Ja skema grafike e rrezimit te avionit MH17

Ja si e ndryshon “lojën” politike rrëzimi i MH17

Historia tregon se mund të shkaktojë një reaksion zinxhir të rrezikshëm

Një nga pasagjerët e avionit të Malaysia Airlines kish bërë këtë postim ogurzi në Facebook

E frikshme! Shikoni harta e fluturimeve mbi qiejt e Ukraines ne momentin kur u godit avioni

Leave a Reply

Back to top button