Analiza

Ja pse Izraeli është i tmerruar nga Hamasi! (Video)

izraeli HamasiNë tri javë luftime të përgjakshme në Gaza, forcat izraelite janë surprizuar nga disa tunele të sofistikuara që janë përdorur nga Hamasi, për të hyrë në territorin izraelit dhe për tu furnizuar me armë. Shkatërrimi i këtij sistemi tunelesh është kthyer në objektivin kryesor të operacioneve izraelite. Kryeministri Benjamin Netanyahu ka theksuar se pavarësisht çdo armëpushimi të mundshëm mes palëve, forcat e tij do të vazhdojnë të kërkojnë dhe identifikojnë tunele. Për të kuptuar se pse këto tunele janë kthyer në një çështje të nxehtë, mjafton të shikoni këtë video. Ajo tregon një grup ushtarësh të Hamasit të cilët duke shfrytëzuar tunelin sulmojnë një bazë ushtarake të Izraelit dhe vrasin një ushtar. Këtu mund të shihni pse tunelet janë kthyer në fokusin kryesor të Izraelit. Ato lejojnë Hamasin të kalojnë kufijtë izraelite dhe të kryejnë sulme të papritura. /Telegrafi/

http://www.youtube.com/watch?v=5NAhozItSq0

Leave a Reply

Back to top button