Horizonti.al

Ja pse koha duket se kalon më shpejt teksa mplakemi

Screen Shot 2016-08-24 at 14.56.31Kur qemë fëmijë, pushimet verore dukej se zgjasnin përgjithmonë, dhe pritja ndërmjet dy Krishtlindjeve ndjehej si një përjetësi. Atëherë pse duket sikur sa më tepër që avacojmë në moshë koha ecën më shpejt, me javët, muajt, dhe stinët që zhduken nga kalendari me shpejtësi marramendëse? Ky përshpejtim i dukshëm i kohës, nuk është rezultat i plotësimit të jetës tonë prej të rrituri me përgjegjësi të mëdha dhe shqetësime.

Kërkimet nuk duket në fakt se tregojnë që koha e perceptuar ecën më shpejt për njerëzit e rritur, duke e bërë jetën tonë të ndjehet e ngarkuar dhe e përshpejtuar. Ekzistojnë disa hipoteza të cilat përpiqen të shpjegojnë se pse ndodh perceptimi ynë mbi përshpejtimin e kohës kur mplakemi. Një ide ka të bëjë me ndryshimin gradual të orëve tona të brendshme biologjike. Ngadalësimi i metabolizmit tonë teksa jemi më të moshuar, përputhet me ngadalësimin e rrahjeve të zemrës dhe frymëmarrjes.

Stimuluesit kardiakë biologjike të fëmijëve rrahin më shpejt, çka do të thotë se ata përjetojnë më shumë shenjues biologjike (rrahje zemre, frymëmarrje) në një periudhë të caktuar kohore, duke e bërë të ndihet sikur ka kaluar më shumë kohë. Një tjetër hipotezë sugjeron se kalimi i kohës që ne perceptojnë, është i lidhur me sasinë e informacionit të ri perceptual që përthithim.

Sa më shumë stimuj të rinj, trurit tonë i duhet më shumë kohë për të përpunuar informacionin, prandaj dhe periudha e kohës ndihet më e gjatë. Kjo do të ndihmojë për të shpjeguar “perceptimin e lëvizjes të ngadaltë” të raportuar shpesh në momentet e para të një aksidenti. Rrethanat e panjohura nënkuptojnë se ka aq shumë informacion të ri për t’u përpunuar.

Por si shpjegohet shkurtimi i vazhdueshëm i kohës së perceptuar me kalimin e viteve?

Hipoteza shtjellon më tej se sa më të moshuar të jemi, aq më shumë të njohur bëhemi me atë çka na rrethon. Ne nuk vërejmë më detajet e hollësishme të shtëpive dhe vendeve tona të punës. Ndërkohë që për fëmijët, bota është një vend shpesh i panjohur dhe i mbushur me përvoja të reja për t’u angazhuar.

Kjo do të thotë se fëmijët duhet t’i kushtojnë në shumë energji celebrale, ri-konfigurimit të ideve të tyre mendore mbi botën e jashtme. Hipoteza sugjeron, se duket që koha kalon më ngadalë për fëmijët se sa për të rritur e mbërthyer në një rutinë. Prandaj, sa më shumë i njohur që bëhet me përvojat e përditshme të jetës, aq më shpejt do t’i duket se kalon koha, dhe në përgjithësi, kjo njohje rritet me moshën.

Mekanizmi biokimik që qëndron pas kësaj hipoteze, është sugjeruar të jetë çlirimi i neurotransmetuesit dopaminë mbi perceptimin e stimujve të rinj, që na ndihmon të mësojmë matjen e kohës. Nga mosha 20-vjeçare dhe duke vazhduar deri në pleqëri, nivelet e dopaminës bien, duke bërë që koha të duket sikur ikën më shpejt.

Por asnjëra nga këto hipoteza nuk duket se lidhet me normën pothuajse matematikore dhe të vazhdueshme të përshpejtimit të kohës. Reduktimi i dukshëm i gjatësisë së një periudhe të caktuar kohore teksa ne mplakemi, sugjeron një ‘shkallë logaritmike’ të kohës.

Këto janë përdorur në vend të peshores tradicionale lineare, kur maten tërmetet apo fortësia e zhurmave. Për shkak se sasitë që ne matim mund të ndryshojnë në shkallë të tilla të mëdha, ne kemi nevojë për një shkallë të gjerë, për të filluar matjen e vërtetë dhe kuptuar atë që po ndodh. E njëjta gjë është e vërtetë për kohën. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button