Enciklopedike

Ja se cili ishte fiksimi më i çuditshëm i Stalinit

Screen Shot 2015-10-06 at 11.16.54

Stalini kishte një zakon shumë të çuditshëm, që mbante shënime me stilolaps të kuq apo blu, mbi riprodhume të skicave nudiste mashkullore, të realizuara nga piktorë rusë të shekullit 19. Ai zakonisht i shpërfytyronte vetë skicat, por pëlqente që të linte shënime në skaje. Disa prej shënimeve kishin natyrë politike, shkruante për shokë që ishin gjallë apo kishin vdekur. Në anë të një skice të realizuar në shekullin 19 nga artisti Vasily Surikov, Stalini ka lënë një shënim për aktivistin bolshevik Karl Radek, me të cilin ishte grindur dhe më pas e kishte ekzekutuar: “Radek, ti bastard xinxërfill, po të mos kishe hedhur shurrën përpjetë, po të mos kishe qenë aq i keq, tani do të ishe gjallë”.

Në një skicë të një burri lakuriq me mjekërr, Stalini vizatoi një trekëndësh mbi penisin e burrit dhe më pas shkruajti: “Përse je kaq i hollë? Studio marksizmin!”

Analistët kanë sugjeruar se kjo tregon që Stalini ishte një homoseksual i fshehur, ose një homofob, dhe mesazhi me shumë gjasë ishte lënë për Mikhail Kalininin, një aparatçik bolshevik i margjinalizuar. Të tjerë mesazhe ishin edhe më të vrazhdë: “Duhet të punosh, jo t’i biesh me dorë. Koha për riedukim”.

Në një tjetër, në krah të burri i cili qëndronte përballë një gruaje të kthyer përmbys, Stalini kishte shkruajtur: Idiot!!! Ke harruar krejt se çfarë duhet të bësh”.

Skica e një djaloshi me një shkop në dorë kish marrë një koment pozitiv nga Stalini: “Ky David sovjetik po përgatitet për të goditur imperializmin global. Ne do të ndihmojmë!” Shënimet kishin të gjithë nënshkrimin “J. Stalin” dhe besohet se janë mbajtur të fshehtë nga truprojat e tij, deri kur iu shitën një koelksionisti privat pas shembjes së BRSS./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button