Analiza

Ja si e ndryshon “lojën” politike rrëzimi i MH17

mh17 2Nëse rrëzimi tragjik i avionit të pasagjerëve të Malaysia Airlines që po fluturonte mbi territorin e kontestuar përgjatë kufirit Ukrainë-Rusi u shkaktua nga një raketë tokë-ajër – dhe jo prej një defekti mekanik – atëherë “loja” në terren do të ndryshojë rënjësisht.

Por se në cilin drejtim do të ndryshojë, kjo varet nëse ky ishte (a) një aksident nga forcat ukrainase, ose (b) një aksident nga forcat ruse apo proruse, apo (c) një akt i qëllimshëm, rast në të cilin rebelët prorusë do të ishin fajtorët më tëmundshëm (përderisa do të ishte e vështirë të gjendej një arsye përse Ukraina apo Rusia do të donin të bënin këtë gjë). Aksidente të tillë ndodhin, por kur ndodhin, e ndryshojnë rrënjësisht lojën politike.

Dhe disa ndryshime do të ketë, pavarësisht se kush e ka fajin. Presidenti Obama nuk mund të pretendojë që qasja e tij e derisotme ka funksionuar – në fakt ai vetë e ka pranuar se nuk po funksiononte me forcimin e sanksioneve. Së dyti, tani Obama do ta ketë edhe më të vështirë të distancohet nga konflikti – domethënë të shpresojë që problemet do të mbeten në karantinë duke u qëndruar larg.

Nëse faji është i Ukrainës, atëherë opsionet e Obamës për të reaguar janë më të kufizuar: kryesisht duke gjallëruar përpjekjet për negociata. Nëse faji është i rusëve apo i prorusëve, atëherë me gjasë do të shohim më shumë trysni për shtrëngimin e sanksioneve. Për më tepër, nëse faji është i rusëve apo i prorusëve, kjo e vendos Putinin në pozicion mbrojtës, deri në pikën sa një tërheqje do të ishte e mundshme – jo një tërheqje nga Krimea, që ka humbur tashmë, por një tërheqje nga pikat e presionit në Ukrainën Lindore – gjithmonë nëse angazhimi i Obamës do të jetë në përpjestim me rëndësinë e situatës./FP/

Leave a Reply

Back to top button