Analiza

Ja si i shfrytëzojnë ekstremistët pakënaqësitë tona personale

Screen Shot 2015-03-04 at 11.55.25Nga Maxhid Navaz

Sikurse e tregon edhe rasti i Muhamed Emuazit, racizmi dhe islamizmi i dhunshëm, ushqejnë njëri-tjetrin brenda një rrethi vicioz: ne duhet t’i kundërvihemi fenomenit të viktimizimit.

Zbulimi i identitetit të Muhamed Emuazit, si njeriu që qëndronte prapa maskës së “Xhihadistit John”, është një kujtesë se ekstremizmi islamik është një ideologji e arritshme nga të gjithë. Është e qartë nga lajmet e javës së kaluar, sesa e fuqishme është njëjtësia e historive personale, për një mori njerëzish të ndryshëm. Shteti Islamik ka rekrutuar luftëtarë nga e gjithë shoqëria britanike. Është kjo dobësi e natyrshme, që duhet të na mësojë se cila është përgjigja më e përshtatshme, pa dyshim e një shoqërie civile, ndaj këtij fenomeni.

Eshtë historia e ish-radikalizmit tim dhe përfshirja ime aktive në shfrytëzimin e të tjerëve, që e mbështet tashmë pikëpamjen aktuale. Dhe është e qartë, se ekzistojnë paralele të forta, midis ekstremizmit islamik dhe racizmit, dhe unë jam i bindur se ne mund të trajtojmë ato në mënyra të ngjashme. Le të kujtojmë thjesht historitë e kohëve të fundit. Poshtërimi, për të cilin më pas këshilltarja e Partisë së Pavarur Britanike, Rozana Dankan, na tronditi me racizimin e saj të hapur gjatë një dokumentar të BBC-së.

Pak ditë më parë, gjesti i tifozëve të klubit të futbollit të Celsit, të cilët i refuzuan Sulejman S., hyrjen në trenin e metrosë së Parisit, për shkak të ngjyrës së tij të lëkurës, na tronditi në një masë të barabartë. Kjo histori më kujtoi sulmet raciste që kam përjetuar në rininë time dhe që ishin gur prove për roli tim të mëparshëm si radikal islamik në vitet ’90. Sigurisht, racizmi pastaj erdhi në të gjitha format dhe madhësitë.

Nuk është se ekzistonte një dhunë raciste e institucionalizuar. Kishte pikëpamje paqësore, por shikimet përbuzëse raciste, u bënë normale në shkallët e stadiumeve të futbollit. Aty kishte sulme fizike, por edhe vrasje, nga ana e grupimeve të ekstremit të djathtë “Combat 18”, nga ata që i ndanë këto pikëpamje dhe janë të motivuar të ushtrojnë dhunë. Eshtë bërë një rrugë të gjatë, për të ardhur në ditët e sotme në Britani, ku edhe pse rastet e racizimit ekzistojnë ende, ato kritikohen gjerësisht dhe për pasojë frenohen që në fazën fillestare, duke bërë që fatmirësisht të shohim më pak dhunë me sfond racist.

Por deri më tani, ne nuk kemi përparuar aq shumë në luftën kundër ekstremizmit islamik. Kejxh, personi që zbuloi emrin e vërtetë “Xhihadistit Xhon”, është i prirur të promovojë idenë se shërbimet e sigurisë kanë kontribuar në radikalizimin e tij. Është e drejtë të thuhet se dështimi në luftën kundër ekstremizmit, mund të ushqejë procesin e radikalizmit, dhe as unë nuk e mohoj këtë. Por Kejxh duket se ka injoruar faktin, se ai u përpoq t’i bashkohet organizatës Al-Shabab, para se të merret në pyetje nga MI5, jo më pas, dhe ka injoruar mesazhet e xhihadistëve, deri në angazhimin e tij 3-vjeçar me të.

Ashtu si racizmi, që shndërrohet në një justifikim, për veprimet e mia të mëvonshme, për të cilat unë mbetem i penduar, ashtu edhe ekstremizmi islamik, ushqen ekstremizmin e ekstremit të djathtë. Ky nuk është justifikim, por ka çuar në një nivel tjetër, rëndësinë e kësaj sfide. Ekstremizmi ushqen ekstremizmin, dhe ky rreth vicioz duhet të thyhet me tregimin e rasteve të kundërta.

Të injorosh kërcënimin në rritje të ideologjisë islamike, me besimin e gabuar që ne shpresojmë të mbrojmë muslimanët, vetëm sa i përkeqëson ndjenjat anti-myslimane, sepse ajo rrezikon të bindë njeriun mesatar jo-mysliman të fajësojë “ata myslimanët atje”. Rritja e partive populiste të ekstremit të djathtë në të gjithë Evropën, e dëshmon këtë fakt shumë mirë.

Kjo nga ana tjetër, krijon një boshllëk, që do të mbushet nga ekstremi i djathtë, së bashku edhe me fanatizmin e tij, sepse askush tjetër nuk po flet rreth këtyre çështjeve. Ajo që është e rëndësishme, tek nxjerrja në pah në mënyrë të tillë e ideologjisë islamike dhe ideologjisë e ekstremit të djathtë, është se pa marrë parasysh pakënaqësitë, sa shumë përpjekje kemi bërë për të inkurajuar gjithëpërfshirjen, ashtu si racistët, edhe ideologët islamikë gjithmonë do të përpiqen të manipulojnë çdo ankesë, me qëllim rekrutimin e xhihadistëve të rinj.

Për shembull, natyrisht jo të gjithë zërat anti-emigracionit janë racistë, dhe duhet që këta zëra ta bëjnë këtë të qartë, kur kritikojnë emigracionin. Por askush s’mund të mohojë, se racistët do ta përdorin emigracionin, si një mjet rekrutimi. Kjo është arsyeja, përse është aq e rëndësishme për përfaqësuesit e së djathtës drejtës politike, që pa mëdyshje të distancohen nga racizmi- i dhunshëm ose jo – në një mënyrë që shumë anëtarë të zakonshëm të partisë konservatore, tashmë e bëjnë shumë mirë.

Në mënyrë të ngjashme, është e pasinqertë për shumë myslimanë dhe të tjerë, që të kritikojne vetëm politikën e jashtme, pa hedhur haptaz poshtë ideologjinë islamike, në manifestimet e saj paqësore apo të dhunshme. Privuar nga kjo, ne shndërrohemi në asnjë tjetër, veçse në vegla në duart e propagandistëve ideologjike, të cilët do të përdorin zërat tanë, për të çuar më tej tregimin e viktimizimit, ashtu si racistët kur flasin për emigracionin.

Islami është një besim, besimi im. Islamizmi është një ideologji teokratike, që kërkon të imponojë çdo version të Islamit, mbi shoqërinë e organizuarn nga ligji. Xhihadizmi kërkon të përhapë islamizmin me forcë. Islamizmi nuk është gjithmonë i dhunshëm, por kjo s’do të thotë që ne nuk duhet ta sfidojmë atë gjithmonë. Çdo dëshirë për të imponuar ndonjë fe mbi secilin popull, nëpërmjet ligjit apo luftës, është natyrisht një ide e pështirë. Dhe ne kemi vepruar me të drejtë me teokracitë e Evropë shumë kohë më parë./”Uashington Post”/

a.g./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button