Kuriozitete

Jacobina Maurer, mes predikimeve, Biblës dhe trans-it

Screen Shot 2015-06-17 at 12.37.12

Jacobina Maurer dhe burri i saj ishin një pjesë e një grupi gjermanësh imigrantë të cilët u vendosën në Brazil në fundin e shekullit 19. Ata ishin duke kërkuar liri fetare, dhe formuan një grup të quajtur Muckers. Si fëmijë, Jacobina vuante nga krizat epileptike, periudhat e depresionit, dhe rrëshqiste në gjendje transi. Ajo në fund u martua me Joao Jorge Maurer, me “një recetë” nga doktori, për të gjitha sëmundjet që e bënin të vuante. Burri i saj, i mirënjohur si sipërmarrës, shumë shpejt nisi të bëjë punë dyfishe, si doktor i zonës, duke administruar ilaçe dhe kura të ngjashme. Me Maurers si qendër për komunitetin, u themeluan Muckers. Shumë njerëz nisën të tërhiqeshin nga predikimi pasionant i Jacobin-ës, nga leximet e Biblës dhe gjendjet e saj trans. Nuk kaloi shumë kohë, dhe ajo nisi të binte në gjendje transi, si dhe të fillonte të jepte mesazhe kuptimplotë, për gjendjen e botës dhe fundin e saj.

Si rezultat, për Muckers, ajo nuk ishte thjesht një predikuese; ajo ishte Ardhja e dytë e Krishtit. Ndërsa nuk ka dokumenta zyrtare që ajo ta ketë deklaruar veten Krishti i ri, grupi filloi tërhiqej nga pjesa tjetër e komunitetit. Ata larguan fëmijët nga shkolla, dhe filluan të ndiqnin kishën e tyre. Kur mbyllnin dyert, ata i largoheshin një bote, e cila ishte krejt e huaj për ta, një botë lufte dhe konflikti.

Por, fqinjët e morën gjithë këtë si fyerje dhe filluan firmosjen e një peticioni, ku kërkonin që diçka të bëhej rreth kultit të vogël e të çuditshëm, i cili po rritej rreth e rrotull duke shpallur një Krisht femër. Gjërat u përkeqësuan shpejt. Jacobina u arrestua dhe u shtrua në spital, por ajo deklaroi gjithashtu se pasuesit e saj ishin të zgjedhurit e saj, dhe se ata do ta mbronin atë dhe veten më mirë, edhe me armë nëse do të ishte nevoja. Ata filluan të mblidhnin armë dhe artileri, dhe i sprapsën përpjekjet e qeverisë që të ndërhynte kundër komunitetit të tyre.

Qeverisë nuk iu desh shumë kohë që të sulmonte përsëri, pas vdekjes misterioze të fëmijës së parakohshëm të Jacobin-ës. Përfundimisht ajo u vra, bashkë me gjeneralin në detyrë të ushtrisë, të cilit i ishte dhënë detyra të shpërbënte lëvizjen./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button