Horizonti.al

Janë gjetur prova të gjuhës së shkruar të Olmekëve?

Screen Shot 2015-07-21 at 19.16.24Blloku Cascajal është një pllakë prej guri me shkrimin më të lashtë të njohur, të gjetur në hemisferën perëndimore. Mbishkrimi mbi gur datohet në vitin 900 para Krishtit, ose 400 vite para se shkrimi të shfaqet në Amerikën e Mesme dhe më tej, në dy Amerikat. Është menduar se i përket qytetërimit të Olmekëve, populli i lashtë parakolumbian që jetoi në tokat tropikale të Meksikës jugore dhe qendrore, dhe mund të na ofrojë të parën provë të fortë, se këta zotëronin një gjuhë të vërtetë të shkruar. Olmekët ishin shoqëria e parë komplekse e Amerikës së Mesme, të cilët lulëzuan mbi bregun jugor të Gjirit të Meksikos, nga viti 1200, deri në vitin 400 para Krishtit , aty ku sot janë shtetet e Verakruzit dhe Tabaskos në Meksikë. Megjithëse data e saktë e ardhjes së tyre është e panjohur, mendohet që Olmekët arritën me një migrim në masë në vitin 13.000 para Krishtit, nga ura tokësore, që njëherë e një kohë lidhte Siberinë me Alaskën.

Ata zhvilluan qytetërimin e parë të Amerikës Veriore dhe influencuan artin dhe besimin e kulturave të mëvonshme, të Majave dhe Aztekëve. Olmekët janë mbi të gjitha të njohur për skulpturat e tyre kolosale të gurit, që përfshijnë koka gjigande njerëzore dhe figura me karakteristika si njerëzore, ashtu edhe të kafshëve. Për karakteristikat e tyre fizike, disa studiues mendojnë që Olmekët kanë ardhur nga Afrika. Blloku i Cascajal-it u zbulua në vitin 1999 në një shpellë zhavorri në fshatin e Lomas de Tacamichapa, në Verakruz, zemra e kulturës Olmeke. Nga shoqërimi me gjetjet e tjera është datuar në fazën Tenochtitlan të San Lorenzos, që mori fund në vitin 900 para Krishtit.

Blloku është bërë nga shkëmb serpentine me përmasa 35 x 20 x 13 cm. Është i bardhë me përjashtim të një ane, gdhendur me 62 simbole në hieroglife, e sistemuar në kollona, disa të përsëritura, duke treguar një skemë të qartë të shkrimeve, duke përfshirë përshkrime të insekteve, bimëve, kafshëve, ananasit etj. Disa shenja tregojnë që blloku është fshirë shumë herë. Disa studiues janë skeptikë mbi vërtetësinë e gjetjeve, deri sa janë sjellë jo nga arkeologët por midis copërave të një buldozeri, dhe prandaj ka debat datimi. Një tjetër element është që teksti është shkruar në mënyrë horizontale, ndërkohë që të gjitha sistemet e tjera të shkrimit në Amerikën e Mesme janë vertikale./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button