Fondi i fëmijëve i Kombeve të Bashkuara (UNICEF) sot kumtoi se po rritet numri i fëmijëve të goditur nga tërmeti në Nepal. Supozohet se 1,7 milionë fëmijë kanë nevojë për ndihmë të shpejtë humanitare. UNICEF-i thekson se janë të nevojshme mbi 50 milionë dollarë për ndihmë të fëmijëve dhe familjeve të tyre të cilët janë goditur nga tërmeti në Nepal. Organizata paralajmëroi edhe se po rritet rreziku nga zgjerimi i sëmundjeve infektuese. Pritet që UNICEF-i dhe organizatat tjera të KB-së të jenë të pranishëm në Nepal në tre muajt e ardhshëm. Sipas të dhënave të fundit në tërmetin me intensitet prej 7,9 ballëve, sipas shkallës së Rihterit e kanë humbur jetën rreth 5.000 njerëz ndërsa 10.000 janë lënduar.
Less than a minute