Nga Martin Sandbu
Janis Varufakis preku ndërgjegjen e opinionit publik britanik në janar të vitit të kaluar, kur në cilësinë e ministrit grek të Financave, citoi poetin e njohur Dilan Tomas gjatë një intervistë në radiofonike për BBC. Duke vendosur besimin tek partia e tij radikale e së majtës Syriza, Varufakis, tha se populli grek kishte vendosur “mos largohej me mirësi në atë natë të mirë, port ë kundërshtonte më tërbim vdekjen e dritës”.
Për shumëkënd kjo do të thoshte se evropianët e shqetësuar për masat shtrënguese, tanimë mund të guxonin të shpresonin për ndryshime. Në retrospektivë, ai citim sugjeron diçka edhe më tragjike. Poema e Tomasit nuk është nga ato që jep shpresë; ajo nuk sugjeron aspak se zemërata do të bëjë gjithçka për të vonuar vdekjen e dritës. Ajo nuk ka të bëjë me marrjen sërish nën kontroll të fatit tuaj, por se si do të vuani në mënyrë të pashmangshme pa iu nënshtruar atij. E njëjta gjë mund të thuhet…
[real3dflipbook id=”1070″] |