Horizonti.al

Japonia do të shpërndajë robotë për mësimin e anglishtes në 500 shkolla

Qeveria japoneze njoftoi se robotët do të japin mësime anglishteje në 500 shkolla duke filluar nga prilli i vitit 2019. Kjo mënyrë përpiqet të stimulojë studimin e gjuhëve në një vend pak të prirur për të mësuar gjuhë të huaja.

Një zëdhënës i ministrisë japoneze të edukimit thotë se ekzistojnë robotë që kanë disa funksione si për shembull verifikimi i shqiptimit të çdo studentit. Projekti prezanton një investim prej 200 000 dollarësh. Parashikohen edhe mënyra të tjera si përdorimi i tabletave ose kurseve në rrjet me profesorë anglishteje. Përdorimi i robotëve është një mënyrë që iu leverdis të gjithëve sepse është e vështirë të gjesh profesorë anglishteje si dhe mungesa e buxhetit.

Japonia ka pak kohë që ka vendosur që anglishtja të jetë lëndë e detyrueshme në shkollë.

Leave a Reply

Back to top button