Analiza

Jashtë kontrollit. Kështu tmerri kthehet në qytete

Rreziku i një Intifade të tretë palestineze dhe terrorristët e rinj: Hamasi fokusohet në luftën ushtarake

jer 5Hamasi flet për një revoltë të re palestineze, presidenti palestinez mohon dhe bën thirrje për qetësi. Në nivel popullor ka konfuzion përballë një rritjeje të dhunës, nga njëra anë, ashtu si edhe nga tjetra, që dikush kërkon ta quajë një luftë fetare. Intifada, si a para në Gaza që shpërtheu për shkak të një aksidenti banal në rrugë, ku një fëmijë palestinez u shtyp nga makina e një koloni izraelit, ashtu edhe e dyta e cila pasoi shëtitjen e politikanit të famshëm Ariel Sharon në Tempullin e Xhamive, ishin revolta popullore. Në rastin e parë i kapi në befasi izraelitët, ashtu sikurse edhe udhëheqjen palestineze që në atë kohë ishte në mërgim. Në rastin e dytë, ka gjasë të ketë qenë e nxitur nga Yasser Arafati, presidenti palestinez që pak vite më herët kishte firmosur paqen me Rabinin. Në rrënjët e të dyja revoltave kundër pushtimit ishte zhgënjimi për mungesën e një procesi politik ndaj çlirimit të popullit palestinez. I njëjti zhgënjim ekziston sot. Ishte i njëjti sekretar i shtetit amerikan Kerry, që foli pas dështimit të përpjekjeve të tij për të bindur kryeministërin Netanyahu dhe presidentin Abas që t’i vënë në rrugë të mbarë bisedimet.
TERRORRISTET
Autorët e krimeve të tmerrshme të kryera në sinagogat e Jeruzalemit janë quajtur “qenë të liruar nga zinxhiri”. Terrorristë të lidhur me organizata ekstremiste palestineze, por pjesë e një projekti “ushtarak”. Të bëjnë të mendosh për Baruch Goldsteinin, atë mjekun izraelit banues në një nga vendbanimet kolone, i cili bëri masakër në një xhami në Hebron duke nxitur një fushatë sulmesh të përgjakshme në transportin publik dhe në restorantet izraelite. Fanatikët Islamikë sfiduan Arafatin për dështimin e realizimit të planit të paqes. Me vrasjen e Rabinit pak më pas nga ana e një ekstremisti hebre, ëndrra e firmosur në pragun e Shtëpisë së Bardhë u varros përfundimisht. Abu Mazen (Mahmoud Abbas), president i Palestinës ka qënë gjithmonë kundër revoltës së dhunshme palestineze. Ai donte një lëvizje proteste më të afërt me atë të indianit Gandhi. Nuk mundemi të gjurmojmë të gjitha rastet e humbura por nga ngjarjet e muajve të fundit shfaqet një kuadër në të cilin ekstremistët, izraelitë e palestinezë, janë bërë si kurrë më parë, aktorët kryesorë. Në Izrael është e njëjta qeveri Natanyahu, e kushtëzuar fort nga e djathta nacionaliste dhe kolonialiste, duke provokuar me politikën e ngulimeve që e bën gjithmonë e më të vështirë hipotezën e lindjes së një shteti palestinez të pavarur, pranë shtetit hebre. Në kampin palestinez është Hamasi që shfrytëzon dështimet e Abazit. Lufta izraelite e verës së kaluar kundër Gazës e ka kthyer në rrënojë atë që ishte ndërtuar në vitet e fundit, por Hamasi vazhdon të thërrasë “Fitore!”. Dhe shpreson të eksportojë në Cisjordani dhe në Jeruzalem vizionin e tij të luftës ushtarake, si një zgjidhje unike për t’i dhënë fund pushtimit.
LUFTA E ARMATOSUR
Shumica e palestinezëve është e bindur që lufta e armatosur kundër Izraelit është e destinuar të dështojë. Kush flet për një tjetër Intifadë të mundshme refuzon veprime si sulmi në sinagogën e Har Nofit dhe është në kërkim të formulave paqësore me protesta, si dhe të një udhëheqjeje të aftë të çojë përpara, edhe nëse shumë sondazhe, mbi valën e zhgënjimit në rritje flasin për një rritje të kredibilitetit të Hamasit. Episodet e dhunës me të cilat janë të mbushura plot kronikat e tre muajve të fundit kanë marrë karakteristika të ndryshme nga e kaluara. Arabë që sulmojnë hebrej, hebrej mbi të gjitha kolonë, që sulmojnë arabë. Pothuaj përditë. Udhëheqja palestineze proteston. Ajo izraelite sulmon duke shpallur ndërtimin e ngulimeve të reja në vende më të ndjeshme. Netanyahu nuk ka qënë kurrë i paqartë për sa i përket të ardhmes së Jeruzalemit që, në vizionin e tij, duhet t’i përmbahet përgjithmonë kryeqytetit të pandashëm të Izraelit.
DIPLOMACIA
Vetëm kur mbreti i Jordanisë ka kërcënuar të prishë marrëdhëniet diplomatike me Izraelin, Kryeministri ka bërë një hap mbrapa duke shpallur se ai nuk do të pranojë kërkesat e ekstremit të djathtë për sa i përket të drejtave të myslimanëve në tempullin e Xhamive. Konflikti midis izraelitëve dhe palestinezëve është territorial dhe vetëm mund të imagjinohet çfarë tragjedie do të ishte transformimi në luftë fetare. E atëhere? E vetmja shpresë është në komunitetin ndërkombëtar dhe paradoksalisht, në këta dy vitet e fundit, në Shtëpinë e Bardhë të Barak Obamës. Do të thërmohet nga Kongresi, por mund të përdorë grushtin e hekurt kundër Netanyahut dhe të shpëtohet procesi i paqes./corriere.it/
Pergatiti: bota.al

Leave a Reply

Back to top button