Zodiak

Java e re filloi. Lexoni parashikimin e yjeve, për 3-9 dhjetor 2018

Dashi

Yjet do ju favorizojnë gjithë kohës këtë javë. Ambienti në jetën tuaj në çift do jetë shumë i këndshëm. Në çdo moment do përjetoni emocione dhe kënaqësi të pafundme. Ju beqarët do jeni të arsyeshëm dhe nuk do rendni me sy mbyllur drejt çdo personi. Në këtë mënyrë do shmangni edhe zhgënjimet. Tek financat yjet do ndikojnë negativisht dhe gjendja mund të ketë goxha tronditje. Nuk do jeni të zotet ta kontrolloni veten dhe të ulni shpenzimet. Shëndeti për fat të mirë nuk do jetë problematik. Do keni mbrojtje të mire imunitare dhe nuk do prekeni aspak nga virozat e stinës. Në punë duhet të bëni më shumë durim dhe nuk duhet të dorëzoheni lehtësisht.

Demi

Javë e paqëndrueshme pritet të vijë dhe do gjendeni përballë shumë vështirësive. Jeta në çift nuk do jetë ashtu si ju e keni ëndërruar megjithatë nuk do mungojnë tërësisht çastet e këndshme. Ditët me diell do jenë e mërkura dhe e shtuna ose e diela. Ju beqarët do keni disa takime mjaft interesante, por nuk do jeni gati për të filluar lidhje serioze. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme, por ju do dini si t’i menaxhoni dhe do e mbani gjendjen të stabilizuar. Shëndeti do jetë edhe më i mirë nga sa e kishit menduar. Nuk do ju mungojë energjia dhe alegria në çdo çast. Sipas Dritare.net, në punë do provoni eksperienca të reja dhe do ja dilni me sukses.

Binjakët

Yjet do ju bëjnë më të logjikshëm këtë jave dhe më të matur me hapat që do hidhni. Nëse keni një lidhje duhet të shmangini sa më shumë debatet me partnerin sepse problemet që mund të lindin do jenë tepër të mëdha. Mundohuni të luftoni edhe me kokëfortësinë. Ju beqarë, nëse doni të krijoni një lidhje duhet t’i merrni parasysh të gjitha gjërat. Jeta juaj do jetë e ndarë edhe në një pjesë më shumë. Në sektorin e financave do keni përmirësime të ndjeshme. Neptuni do jetë në anën tuaj. Shëndeti nuk do paraqesë probleme nëse ju vendosni disa limite me ushqimin dhe me lodhjen e tepruar. Ambicia në jetën profesionale do jetë e madhe. Gjithsesi mos u nxitoni për asgjë sepse do bëni gabime. Merrini gjërat shtruar.

Gaforrja

Shumë do ju kenë zili këtë javë për mënyrën sesi do ju rrjedhin gjërat. Nëse keni një lidhje, partneri do jetë shumë kokëfortë, por ju do mundoheni t’ia mbushni mendjen për diçka dhe do ia arrini qëllimit. Dashuria do jetë në ditët më të mira. Për ju beqarët nga ana tjetër do ndodhë një takim i rëndësishëm. Do përjetoni kënaqësi që as ua kishte marrë mendja. Ka ardhur koha ta merrni më seriozisht sektorin e financave. Me pak mbështetje edhe nga planetët do ia dilni me sukses ta përmirësoni buxhetin. Në planin shëndetësor nuk keni çfarë të kërkoni më tepër. Do ndiheni mirë dhe do jeni në formë të shkëlqyer. Në punë edhe pse do merrni një vendim të nxituar do arrini atje ku doni.

Luani

Gjatë kësaj jave mundohuni të mos humbisni kontrollin dhe t’i vendosni vetes disa qëllime. Ju të dashuruarit do ndërmerrni iniciativa dhe do i bëni ditët më të bukura. Emocionet do jenë të forta dhe të ndryshme ditë pas dite. Ju beqarët nuk do i realizoni dot takimet që keni ëndërruar, por nuk do kaloni një periudhe të keqe. Duke dalë me miqtë dhe të afërmit do argëtoheni pafund. Në planin financiar nuk do keni asnjë lloj problemi kështu që mund të shpenzoni të qete për gjërat që do iu duhen. Për shëndetin do përkujdeseni me tepër nga zakonisht prandaj që as në këtë plan nuk do keni shqetësime. Në punë që ditët e para planet do iu realizohen si i kishit menduar kështu që euforia do iu pushtojë.

Virgjëresha

Këtë javë do keni nevojë të merrni frymë lirisht dhe mund të vendisni t’ia mbathni diku. Ju të dashuruarit do bëni gjithçka që keni në dorë që të krijoni një klimë sa më romantike dhe sensuale në lidhjen tuaj. Partneri do iu ofrojë mbështetjen e tij. Ju beqarët duhet të përgatiteni për një lidhje serioze këtë javë. Më në fund as ju nuk do jeni më vetëm. Kujdes nga pamaturia në sektorin financiar sepse problemet që mund të lindin do jenë shumë të vështira për t’u përballuar. Shëndeti do jetë në përgjithësi i qëndrueshëm, por herë pas here do ndiheni edhe në ankth. Saturni do iu bëjë të reflektoni mirë para se të merrni një vendim në punë. Pauna do te ecë para dita ditës. Edhe koleget do iu përgëzojnë sinqerisht për arritjet.

Peshorja

Këtë javë do jeni të gatshëm të bëni cdo gjë vetëm për t’u ndier mirë dhe të lumtur. Klima yjore e kësaj periudhe do kontribuojë në harmoninë dhe paqen e jetës tuaj në çift. Për të përfituar sa më shumë bëni më tepër lëshime për njeri-tjetrin. Kësaj jave ju beqarët do keni mundësinë të realizoni një takim premtues. Për të menaxhuar më mirë të ardhurat duhet të kërkoni ndihmën e dikujt. Sigurisht që paraja nuk sjell gjithmonë lumturinë, por nuk mund të jesh i lumtur pa të tilla. Kujdesuni më shumë për veten dhe ruajuni nga problemet me tretjen e ushqimit. Sipas Dritare.net, në jetën profesionale do keni goxha ndryshime pozitive. Dikush do iu bëjë edhe një propozim interesant.

Akrepi

Mos lejoni rutinën t’iu pushtojë këtë jave sidomos ju të dashuruarve sepse do mërziteni, do grindeni me partnerin dhe asgjë e mirë nuk do iu ndodhe. Për beqaret Marsi do krijoje mundësi te njëpasnjëshme për takime. Jeta e tyre mund te ndryshojë njëherë e përgjithmonë. Ditët më me fat do jenë ato në fundjavë. Buxhetin nuk do e mbani dot nën kontroll prandaj situata mund të vije duke u përkeqësuar gjithnjë e më shumë. Shëndeti mund të jetë delikat ditët e para, ndërkohë që pas të mërkurës situata do ndryshojë për mirë. Pak me shumë kujdes duhet të bëjnë diabetikët. Në punë nuk duhet të dekurajoheni nga problemet që do ju dalin sepse me pak përpjekje gjithçka do kalojë.

Shigjetari

Edhe pse ndikimi i yjeve do jetë shumë pozitiv gjatë kësaj jave, ju sërish do ndiheni disi keq në disa momente. Planetët do ndikojnë pozitivisht  në jetën tuaj në çift. Për çdo gjë do merreni vesh me partnerin tuaj dhe nuk do ju dalin aspak të papritura të pakëndshme. Edhe ata që kanë pasur mosmarrëveshje do jenë më të qetë. Ju beqaret do dashuroheni kokë e këmbë me dikë dhe nuk do i ndaheni asnjë moment derisa ta tërheqin pas vetes. Në planin financiar nuk do keni kurrfarë problemi. Yjet do përkujdesen për ju në çdo moment. Shëndeti nuk do ketë shqetësime të mëdha, madje edhe ata që kanë pasur probleme të ndryshe do ndihen shumë herë më të qetë. Saturni dhe Jupiteri do bëhen bashke në planin profesional dhe do ju çojnë në drejtimin e duhur.

Bricjapi

Po nuk u treguat të matur dhe të logjikshëm gjërat mund të marrin tatëpjetën këtë javë. Nëse jeni në një lidhje duhet të tregoheni më të përgjegjshëm dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të hidhni hapa të nxituara. Kujdes edhe nga disa provokime të partnerit. Ju beqarët do keni një periudhe të mbushur me njohje të reja, por ata nuk do preferojnë ende të hedhin hapa. Buxhetin mbajeni gjithë kohës nën kontroll pasi shumë shpejt do keni nevojë jetike për para. Për shëndetin do kujdeseni mjaft dhe gjendja do vazhdoje të mbetet e stabilizuar. Në punë nuk do jeni shumë energjike ditët e para të javës, por pas të enjtes shumë gjera do ndryshojnë. Mos u dorëzoni lehtësisht.

Ujori

Javë e zakonshme dhe pa probleme serioze. Ju të dashuruarit nuk duhet te bëni asgjë që nuk i pëlqen partnerit tuaj sepse mund të keni probleme serioze me të. Merreni çdo gjë shtruar dhe mendoni për të dy palët. Ju beqarët nuk do mendoni shumë për jetën sentimentale sepse do jeni të zënë me punë dhe angazhime të tjera. Buxheti nuk do jetë aspak i keq nëse shpenzoni me kursim dhe maturi. Po u treguat të pamatur situata do marrë tatëpjetën. Shëndeti duhet pasur më në kujdes se asnjëherë më parë. Do keni dhimbje barku, probleme me stomakun dhe me zorrët. Në punë do jeni të duruar dhe këmbëngulës. Mund të lodheni paksa, por në fund do arrini atje ku e keni planifikuar.

Peshqit

Po u treguat të logjikshëm dhe po nuk u nxituat për asgjë cdo gjë ka për t’iu ecur mirë këtë javë. Nëse nuk doni të keni debate e probleme në jetën tuaj në çift, duhet t’i dëgjoni me kujdes këshillat dhe sugjerimet e partnerit. Mos bëni gjëra që atij nuk i pëlqejnë sepse vetëm sa do mërziteni të dy palët. Ju beqarët më mirë të prisni edhe disa kohë në vend që të hidhni hapa pa qenë të bindur. Në planin financiar mos kryeni shpenzime të shumta sepse do ju nevojiten para për ditët në vijim. Shëndeti do jetë goxha më i mirë se më parë. Edhe nëse keni pasur shqetësime nga mesi, shpina apo barku do jeni më të qetë. Në punë do jeni guximtarë, këmbëngulës dhe sfidues. Arritjet do jenë edhe më të mëdha nga sa mendonit. /dritare.net

Leave a Reply

Back to top button