Psikologji

Jay Shetty: “Duhet t’i mbështesni miqtë tuaj në rrjetet sociale, ashtu siç mbështesni VIP-at…”

“Shiko sa gallatë është. Ka hapur kanal në YouTube dhe mendon se do të korrë sukses. Mendon se njerëzit do i shohin videot e tij, kur ka vetëm 30 ndjekës.
Po këtë e ke parë? Është ajo në Instagram. Oh Zot, ajo është qesharake. Përherë e më shumë ajo zhvishet për të marrë disa like më tepër”

Këto janë fragmente bisedash nga jeta e përditshme e secilit nga ne në grupet tona shoqërore. Të paktën, këta persona po përpiqen. Është shumë e lehtë të ulemi përpara ekraneve tona dhe t’i gjykojmë njerëzit, t’i mbajmë ata në gojë. Në fakt, ata po përpiqen për të arritur diçka. Është tepër e rëndësishme që t’i mbështesim miqtë tanë, edhe në rrjetet sociale. Duhet t’i dëgjojmë idetë e tyre.

Duhet t’i shpërndajmë postimet e tyre, ashtu siç shpërndajmë postimet e VIP-ave. Ne mbështesim njerëz të tillë, të cilët as që i njohim realisht. Ne njohim vetëm fasadën, atë që ata duan të njohim dhe ne i mbështesim, duke mos mbështetur ata, me të cilët ndajmë kafetë dhe bisedat e përditshme. Pse nuk e kuptojmë ne se pak mbështetje në jetën e dikujt mund të sjellë ndryshimin e duhur për të?

Une nuk e kuptoja diçka të tillë, deri në momentin që nisa të bëja videot e mia dhe e kuptova sa e vështirë ishte të kisha audiencën që kërkoja. Këta njerëz po përpiqen dhe ne nuk duhet të tallemi me ta, por t’i mbështesim si miqtë tanë, meqë i mbajmë në rrjetet sociale. Ndërkohë që ata përpiqen, ne ulemi dhe i gjykojmë. Nuk po bëjmë diçka më të mirë, gjithsesi. Ndaj, përpara se të gjykosh dikë, ndalo dhe mendohu se çfarë po bën ti. Mbështeti miqtë e tu, në vend që t’i gjykosh ata… / bota.al

Leave a Reply

Back to top button