Psikologji

Je grua e fortë? Ja sinjalet për ta kuptuar

“Mos lejoni që plagët tuaja t’ju transformojnë në dikë që nuk jeni,” shkruan Paulo Coelho. Një ftesë, një kujtesë për të mos u mbingarkuar nga vështirësitë sepse rrëzimet lëndojnë, por nuk duhet të na dobësojnë. Nga çdo përvojë negative, nëse merret në mënyrën e duhur, mund të ngrihemi përsëri, të vetëdijshëm se kemi mësuar diçka dhe se jemi rritur. Shpesh pyesim veten: a jemi të dobët apo të fortë? A po rrëzohemi para problemit të parë apo po përpiqemi ta kapërcejmë atë, me besimin se asgjë nuk është e pazgjidhshme? Për të qenë në gjendje të vlerësojmë veten, duhet të pyesim veten tonë, nëse jemi të pajisur apo jo me karakteristika të caktuara që i zotëron vetëm një grua e fortë.

Gratë e fuqishme janë të vetëdijshme se dëshirat nuk përmbushen me magji dhe se suksesi nuk bie nga qielli. Për të përmirësuar veten, për të arritur qëllimet e tyre – në jetën profesionale si dhe në jetën private – ato janë angazhuara vazhdimisht. Për më tepër, ato nuk janë të kënaqur me atë që kanë, nëse e dinë se meritojnë më shumë, por gjithmonë përpiqen të rriten. Dhe ato përballen me çdo situatë me një qëndrim pozitiv, sepse nëse jeta shpesh kthehet në një betejë, guximi dhe entuziazmi i ndihmon të prballin çdo sfidë.

Në një botë e cila në disa drejtime është ende seksiste, në të cilën seksi i butë lehtësisht mund të ndjehet e papërshtatshme dhe e pasigurtë nëse nuk i përshtatet stereotipeve të caktuara të promovuara nga shoqëria, gratë e forta nuk janë të kushtëzuara nga asgjë apo askush. Mendimi i të tjerëve mund t’i bëjë të mendojnë, por ato nuk shqetësohen sa për t’u ndikuar në vendimet e tyre. Lumturia e tyre nuk varet nga miratimi i të tjerëve.

Ndjenja e përsosjes ose e obsesivitetit për të kërkuar përsosmërinë nuk është kurrë e mirë. Gratë e fuqishme e pranojnë veten për atë që janë, madje edhe me brishtësinë e tyre. Ato dinë ta vlerësojnë dhe ta njohin vlerën e tyre. Sidomos nëse vendosen përpara një situate të dhimbshme ose të komplikuar, ato mund të ngrihen dhe të gjejnë veten. Dhe duke respektuar veten, ato nuk bëjnë asgjë që nuk janë të bindura ose që e konsiderojnë të padrejtë.

Gratë e forta e dinë se nuk ka asgjë të keqe kur kërkon ndihmë kur je në telashe. Por ato gjithashtu e dinë se si të zgjedhin ku të drejtohen, sepse krijojnë lidhje të forta dhe e rrethojnë veten me njerëz pozitivë. Për këtë, ato janë të imunizuara nga “sindromi i Kryqit të Kuq”: largojnë ata që janë të dëmshëm për qetësinë e tyre, pa rënë në dinamikën toksike të një marrëdhënie të bazuar në dëshirën utopike për të “shpëtuar” dhe “ndryshuar” tjetrën.

Gratë e forta janë të forta në disa aspekte, por jo të pandjeshme. Ato e dinë se të dish si të falësh është një cilësi, jo një dobësi. Por falja nuk nënkupton harresën, apo të bësh sikur lëndimi nuk ka ndodhur kurrë. Ata që tradhëtojnë besimin e tyre duhet ta rifitojnë atë hap pas hapi, me një qëndrim të kujdesshëm.

Nëse silleni kështu, jini krenare për veten. Nëse ende nuk mundeni, mbani mend: për të arritur lumturinë ju duhet ta forconi vetëvlerësimin tuaj. Çdo gjë pastaj do të vijë vetë.

Leave a Reply

Back to top button