Psikologji

Je nën praninë e një personi egoist? Ja çfarë duhet të dallosh tek ai

Të gjithë jemi paksa egoistë në përditshmërinë tonë. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe, por kur vjen puna tek një lidhje që mund të krijojmë me dikë, aty fillojnë problemet. Ne të gjithë e dimë se një lidhje në çift duhet të bazohet në barazinë dhe në harmoninë, jo në egoizmin.

Këto janë 4 shenjat që tregojnë se ke të bësh me një person egoist:

  1. Partneri yt të nënvlerëson vazhdimisht.

Një person egoist nuk do t’i mendojë asnjëherë gjërat, për të cilat ti ke nevojë. Do të bëjë më të mirën për veten e vet dhe ty do të bëjë të ndihesh e pavlerë. Nëse kupton se po investon tepër në marrëdhënien tënde, por nuk po merr asgjë në këmbim, duhet të dish se je në marrëdhënie me një person të tillë. Një psikolog konfirmon: “Egoizmi në të gjitha format e tij e vret empatinë. Nëse një person përqëndrohet tek vetja e vetë, bota fillon të rrotullohet rreth shqetësimeve dhe problemeve të tij”.

  1. E vendos veten mbi gjithçka.

Egoistët bëjnë gjërat që duan dhe besojnë se janë mbi gjithçka. Ekziston një diferencë e madhe ndërmjet dashurisë ndaj vetes dhe të qenurit egoist. Të duash veten do të thotë të kesh mësuar leksionin e duhur për të dashuruar edhe të tjerët. Të jesh egoist do të thotë të mendosh se je mbi gjithçka dhe mbi këdo. Një partner egoist nuk bën gjë tjetër veçse të bën të ndihesh si e pamjaftueshme për të tjerët dhe marrëdhënia me të nuk është një marrëdhënie e shëndetshme.

  1. Nuk është i sigurtë në vetvete dhe i pëlqen të të sfidojë në gjithçka.

Në marrëdhënien tënde me dikë egoist do të jetë gjithashtu një pjesëtar i tretë i pranishëm dhe që quhet Xhelozi. Një person që kërkon në mënyrë të vazhdueshme ta kalojë partneren e vetë, në realitet nuk është mjaft i sigurtë në vetvete dhe është egoist. Nëse partneri yt është xheloz për ty, kjo ndodh për arsyen e thjeshtë se ti ke diçka që ai nuk e ka. Kjo është një shenjë e qartë se marrëdhënia juaj është e bazuar tek egoizmi.

  1. Partneri yt nuk kërkon asnjëherë falje.

Nëse ai nuk kërkon asnjëherë falje pasi të ka fyer, kjo është shenjë e një elementi narçistik të personalitetit të tij. Personat që kanë elemente të tilla në personalitet, nuk kanë parime morale. Atyre u duket sikur bota rrotullohet rreth tyre dhe as partnerja që kanë në krahë nuk u duket aq e rëndësishme, saqë ta duan e ta pranojnë me gjithë gabimet që ka. Një egoist në një lidhje nuk kontribuon aspak në shtimin e lumturisë, apo në forcimin e marrëdhënies.

Marrëdhëniet nuk mund të jenë perfekte, por nëse mungon respekti dhe besimi, atëherë është e kotë të vazhdohet më tej. Është detyrë e secilit për t’i ndarë gjërat si normale, apo me elemente të egoizmit. Në një marrëdhënie të shëndetshme, respekti për veten duhet të jetë i pranishëm në mënyrë të domosdoshme. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button