Psikologji

Je një femër single? Ja gjashtë vendet ideale ku mund të udhëtosh në vitin 2018

 

Ka plot vende të sigurta dhe interesante, ndaj përgatit valixhet, pasaportën dhe nisu. Secili e meriton një udhëtim jashtë një herë në vit.

  1. Nëse do t’ia mbathësh dhe të argëtohesh, shko në Phuket, në Tajlandë. Është i pasur me klube të shumta nate, dhe me shumë rezorte me pesë yje. Është ishulli më i madh i Tajlandës dhe deti atje është fantastik. Gjithashtu nuk mungojnë festat e shumta gjatë stinës së verës.
  2. Një tjetër vend ku mund të shkosh, është edhe Rejkjaviku në Islandë. Është ndër vendet e pakta me raste shumë të rralla krimesh, pra ka një siguri maksimale. Mirëpo aty përdoret anglishtja, ndaj duhet të mësoni minimalisht disa fjalë në anglisht për t’u kuptuar me të tjerët. E vetmja gjë e keqe e këtij vendi, është se është shumë i kushtueshëm. Islanda është vendi i katërt më i shtrenjtë në botë, ndaj duhet të kurseni shumë për të vizituar Rejkjavikun.
  3. Nëse je në kërkim të aventurave, zgjidh Zelandën e Re. Peizazhe mahnitëse, që nga vullkanet e deri tek detet, në Zelandën e Re secili arrin të gjejë veten. Nuk është e nevojshme të prenotosh një hotel, pasi në Zelandën e Re ka plot shtëpi strehuese për turistët dhe kjo është një zgjedhje ideale, kur nuk dëshiron të shpenzosh shumë. Nuk do të keni nevojë as për makinë, pasi Zelanda e Re duket sikur është krijuar për turistët, pasi ka një rrjet të pasur me autobusë. Nëse programoni pushime në Zelandën e Re, atëherë duhet të mendoni të qëndroni gjatë, pasi ju duhet një ditë vetëm udhëtim.
  4. Nëse do të organizosh një tur me joga, atëherë mos shko në Indi, por në Costa Rica. Është një parajsë tropikale me plot aktivitete përgjatë bregdetit, në xhungël, si dhe në qytetet e zhvilluara të San Jose. Costa Rica vlerësohet shumë prej turistëve që e kanë vizituar, ndaj edhe neve jua sugjerojmë ta vizitoni në këtë vit të ri.
  5. Nëse do të gjesh vetveten, bëj një udhëtim të tipit “udhëto, lutu, dashuro” në Bali të Indonezisë. E bukura e këtij vendi qëndron në bukurinë e natyrës së tij, të plazheve, si dhe të jogës. Në Bali të Indonezisë praktikohet shumë joga, madje është një nga aktivitetet që sjell goxha fitim në ekonominë e atij vendi. Mbi të gjitha, është një vend ekonomik, ndaj i vetmi shpenzim i lartë që do të bëni, do të jetë bileta e udhëtimit.

6. Nëse kërkon diçka elegante në udhëtimin që do të bësh, shko në Stokholm të Suedisë. Nëse pyet këdo që merret me fashion, ata me siguri do të pohojnë se femrat që vishen më me stil në përditshmërinë e tyre, gjenden në Suedi. Ky vend dallohet edhe për arkitekturën fantastike, ushqimin e shijshëm dhe të shumëllojshëm, si dhe për gjithë atmosferën e mahnitshme që e rrethon. Sipas disa vlerësimeve, Stokholmi është në krye të pesë vendeve më njerëzit më të lumtur në Tokë, ndaj kjo është një arsye më shumë se pse duhet ta vizitoni. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button