Në jetën e përditshme jetojmë me ëndrra, aspirata, dëshira dhe nevoja. Ndonjëherë edhe të kota, por brenda vetes e dimë se mes të gjithë kësaj ne kemi nevojë edhe për dikë që do të kujdeset për ne në fund.
Ne kemi mësuar përmes përvojës se duhet të jemi të parët për të kuptuar kur duhet ta duam njëri-tjetrin, por shpesh harrojmë se mund të zgjedhim edhe se kuish të na dojë.
Le të kujtojmë gjithnjë se ndryshimi i vërtetë dhe kujdesi i vërtetë për gjithçka jemi vetë ne, por kjo nuk do të thotë që ne duhet të fshehim faktin që, në fund të fundit, të gjithë ne kemi nevojë për dikë që e di se si të na dojë, veçanërisht kur kemi nevojë më së shumti.
Jeta nuk merret si e mirëqenë, dhe ndonjëherë situatat e vështira dhe dhimbja janë kaq të shpeshta. Edhe nëse kemi forcë, jo gjithnjë e dimë se si të ruajmë dhe menaxhojmë gjithçka që na ndodh. Ne jemi njerëzorë dhe pas shumë fatkeqësive vjen lodhja. Për këto arsye, ata që janë pranë nesh duhet të kuptojnë, të dinë se kur do të na thonë fjalën e duhur, të shikojmë në sy njëri-tjetrin dhe të na japin një përqafim.
Ne jemi ata që zgjedhin se kush do të ecë në anën tonë dhe ky person duhet të meritojë të jetë në ritmin tonë, në të mirë apo të keqe, duke ditur se si të kujdeset për ne, edhe atëherë kur ne vetë nuk jemi më në gjendje ta bëjmë këtë. / MeB