Analiza

Jehona rumune e gjeopolitikës globale

 

Evenimentet e fundit politike rumune përfaqësojnë një reflex të krizës gjeopolitike globale që është manifestuar në fazën finale të fushatës elektorale amerikane dhe pas zgjedhjes së Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Motivi është i lehtë për t’u kuptuar: gjatë 10 viteve të fundit, të paktën në planin e deklarimeve zyrtare, Rumania ka qenë nxënësi i urtë i interesave gjeopolitike amerikane në Europë dhe në botë.

Kjo situatë ka qenë shumë evidente në rastin e zgjedhjeve amerikane, kur shumica e analistëve të politikës së jashtme dhe të gjeopolitikës që shfaqeshin në hapësirën publike dukej se e përjashtonin deri në momentin e fundit zgjedhjen e Trump. Qenë të qarta shpresat e këtyre analistëve që Trump do t’i pengohej marrja e drejtimit të ekzekutivit, ndoshta në momentin e fundit, për një ndryshim të opinionit të votuesve. Zgjedhjet legjislative rumune, të mbajtura me 11 dhjetor 2016, kanë përkuar me periudhën e ndryshimit presidencial në Shtetet e Bashkuara. Praktikisht, janë mbajtur midis zgjedhjes “popullore” të Trump (9 nëntor) dhe zgjedhja e tij nga ana e 538 “zgjedhësve të mëdhenj” (19 dhjetor).

Me këtë evolucion në sfond, në Rumani zgjedhjet janë fituar kategorikisht nga PSD-ja (Partito Socialdemokrate); bashkë me një parti të orientimit liberal, ALDE-në, dhe më Bashkimin Demokratik e Hungarezëve të Rumanisë, PSD-ja ka arritur të formojë në parlament një koalicion të qëndrueshëm, që i ka dhënë qeverisë Grindeanu 295 vota kundrejt 133 votave të opozitës. Opozita është formuar nga PNL-ja (Partia Liberal Kombëtare, me besnikëri presidenciale, por jo në totalitetin e anëtarëve të saj), nga USR-ja (Bashkimi Shpëtoni Rumaninë, një parti dukshëm antisistem, shumë e kapur pas vlerave të “shoqërisë së hapur” të promovuar nga rrjetet e tipit sorosian) dhe nga PMP-ja (Partia Lëvizja Popullore, e drejtuar nga ish Presidenti Traian Băsescu).

E instaluar në pushtet …

[real3dflipbook id=”1434″]

Leave a Reply

Back to top button