Letersi

Jemi të gjithë bij të Williamit

Screen Shot 2016-04-21 at 13.29.09

Nëse nuk ju interesojnë letërsia, politika, historia, psikanaliza, gjuhësia, natyra, spektakli, mos lexoni. Në 23 prill është 400-vjetori i vdekjes së Uilliam Shekspirit. Kafka e tij mund të jetë vjedhur nga varri, por shpirti i tij jeton ende. Në botën që na rrethon

Gjërat “e ndyra”

Tre shekuj përpara Frojdit, dhe në sfidë ndaj puritanizmit të bashkëkohësve të tij, Shekspiri është i bindur se shtypja seksuale është e dëmshme për njeriun. Veprat e tij janë të mbushura me aludime të turpshme dhe shpesh të censuruara. Në 13 prill të këtij viti, për herë të parë në histori, një tekst i Shekspirit (Hamleti) u shfaq në Vatikan.

Antinazizmi

Me apo pa kokë, Shekspiri duhet të jetë rrotulluar në varr. Ndonëse nuk hiqnin dorë nga vënia në skenë e veprave të tij, nazistët përpiqeshin të tregonin rrënjët e tij gjermanike. Por vargjet e Shekspirit – dhe sidomos monologu i Shylock-ut tek “Tregtari i Venedikut” – janë përdorur edhe nga kundërshtarët e propagandës antisemite të Rajhut.

85 mijë objekte

Uilliami ushqen prej 400 vitesh veprimtari të shumta tregtare: që nga industria e turizmit, tek ajo e argëtimit. Gjithashtu është e mundur të gjesh gjithfarësoj pajisjesh të frymëzuara prej tij dhe veprave të tij: mjafton të vizitosh faqen e Amazon për të gjetur më shumë se 85 mijë objekte që kanë lidhje me të. Por nëse vërtetë duhet të zgjidhni, rekomandohet përmbledhja e veprave të plota të tij.

Një peshkaqen

Studiues i madh i shkencave, dhe sidomos astronomisë, Shekspiri është kudo: në hapësirë, ku hënat e Uranit marrin emrat e personazheve të tij; mes livadheve, ku dy lloje grenzash mbajnë emrin e tij; në qiell, kur shfaqet një gargull (Henriku IV frymëzoi një fans të Shekspirit për të prezantuar zogun në Nju Jork në vitin 1890); në oqeane, ku peshkaqeni Jago (nga Otello) nuk i shkakton frikë askujt (është i gjatë 75 cm).

Heronjtë tanë

Pa të, e pathëna do të ishte realitet: Gineth Paltroi nuk do të kish fituar Oscar (për filmin “Shekspiri në dashuri”, 1999). Por nuk do të kishim as “House of Cards”, “Lion King”, “ëest Side Story”, filmat e Kenet Branag dhe Udi Alen (Time ka numëruar të paktën 97 citime të veprave të Shekspirit në kulturën pop). Pra i ka frymëzuar të gjithë, edhe pse jo gjithmonë meritonin Oscar-in.

Barak Obama

Ngjyra e lëkurës së Presidentit: një fitore për shumëkënd. I sulmuar se është mysliman, komunist, joamerikan, të kujton Otellon (një paralele e hequr nga studiues të shumtë), gjeneralin mulat të akuzuar për shtrigani dhe tradhëti. Ashtu si Makiaveli, Shekspiri ka parashikuar në veprat e tij, të gjitha hiletë dhe lëvizjet e politikës moderne.

Emri Xhesika

I përkthyer në 80 gjuhë, uilliam Shekspiri ka pagëzuar më shumë se 2000 fjalë. Duke përfshirë dhe emra: pa të nuk do të ishte Xhesika Alba, por edhe të gjithë Mirandat dhe Oliviat do të kishin kriza serioze identiteti. Këta emra shfaqen për herë të parë tek Tregtari i Venedikut, Stuhia dhe Nata e Dymbëdhjetë”. /www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button