Magazine

Jen & Ben: Përsëri bashkë

“That’s Amore?” Me siguri kështu është dukur kur Jennifer Garner dhe Ben Affleck shkuan me fëmijët në Itali për një tjetër pushim familjar. Pas një pushimi në Paris në fillim të majit, Affleck, 43 vjeç, la sheshxhirimin në Londër të filmit “The Justice League: Part One” në 25 maj, për t’iu bashkuar yllit të filmit “Miracles from Heaven”, si dhe fëmijëve, Violet, Seraphina dhe Samuel në Hotelin Gritti Palace në Venecia.

“Një pjesë e mirë e dëmit në marrëdhënien e tyre është zhbërë”, thotë një njeri i brendshëm për ciftin që shpalli divorcin në qershor 2015. “Janë vërtetë mirë”. Në fakt, një mik i Garner thotë se koha që kalojnë bashkë ka rindezur zjarrin. “Jen është gati të kthehet me të”, thotë miku i saj. Por të tjerë këmbëngulin se nuk bëhet fjalë për një rikthim përfundimtar. “Ata po u tregojnë fëmijëve Europën ndërkohë që ai po filmon atje”, thotë një mik i Affleck. “Vetëm kaq”./bota.al

Screen Shot 2016-06-03 at 12.11.40

Leave a Reply

Back to top button