Analiza

Jetë të gjatë gazetës

Prej vitesh botuesit i bazojnë strategjitë e tyre mbi idenë se herët a vonë letra do të zëvendësohet nga dixhitali. Ama të dhënat në dispozicion tregojnë të kundërtën

Michael Rosenwald*

Roger Fidler është një pararendës i gazetarisë dixhitale. Në fillim tyë viteve Tetëdhjetë shkroi një libër mbi të ardhmen e informacionit. Kur ua shpjegonte idetë e tij kolegëve të shtëpisë botuese “Knight Ridder”, nganjëherë ata shpërthenin në të qeshura. “Askush nuk mendonte se Roger vinte nga një planet tjetër”, më ka thënë një herë një koleg i tij, “por disa prej gjërave që thoshte qenë shumë të vështira për t’u besuar në atë kohë”. Një prej ideve për të cilën Fidler fliste shumë shpesh do t’i vinte Steve Jobs shumë vite më vonë: një tablet në të cilën të lexohej një gazetë elektronike. Projekti dhe prototipi qenë aq të ngjashëm me atë që më pas do të bëhej iPad sa që kur në vitin 2011 kompania Apple ka paditur Samsung për shkelje patente, kompania koreane ka cituar modelin original të Fidler për të demonstruar se ideja ishte tashmë e përhapur në publik. Në vizionin futurist të Fidler, lajmet dhe informacioni duhej të sposotheshin në internet (atëhere në gjendje embrionale), ku artikujt do të botoheshin në çast nga një kompjuter dhe do të ndaheshin me miliona kompjuterë të tjeër, pa pasur nevojë për të vënë në veprim një rotativë të kushtueshme të përdorur nga punëtorë të kushtueshëm. Tableti ishte mjeti i përsosur për të zëvendësuar letrën. Lexuesit mund të thellonin çdo argument thjesht duke i prekur ekranin. Reklamuesit mund të realizonin spote tërheqës dhe interaktivë. Tableti mund të futej lehtësisht në një valixhe të vogël dhe në një çantë. Natyrisht, Fidler kishte të drejtë.

Apple ka shitur qindra milionë iPad dhe më shumë se 1 miliard iPhone që kanë pjesërisht të njëjtin funksion. Sot Fidler mendon se ka gabuar. “Kam kuptuar se …

[real3dflipbook id=”1438″]

Leave a Reply

Back to top button