Motivuese

Ji vetvetja, edhe nëse i bezdis ata që bëjnë gjoja sikur janë tjetërkush

Jini vetvetja, gjithmonë dhe mos kini frikë të shqetësoni ata që bëjnë sikur janë, ajo që nuk janë.

“Nuk jeni të çmendur. Njerëz të çmendur janë ata që mbajnë marrëdhënie të prishura, ata që paguajnë makina luksoze, ndërkohë që mezi paguajnë qiranë, ata që braktisin ëndrrat e tyre për të jetuar  vetëm për dukje. Ju jeni thjesht realë”.

(Pedro Augusto)

Nuk është e lehtë të jesh autentik dhe të jetosh të vërtetat e tua në botën e sotme, ku paraqitjet diktojnë rregullat dhe statusi shoqëror tejkalon thelbin njerëzor.

Edhe më shumë ndodh kjo, me aspektin persekutues që përhapin rrjetet sociale, ku ekspozimi i një pikëpamjeje të thjeshtë për diçka mund të çojë në qortim dhe censurë të njerëzve që as nuk na njohin.

Kjo është arsyeja pse shpesh pyesim nëse jemi vërtet të përshtatshëm për të jetuar në këtë botë.

Kur jemi të sjellshëm, mund të shihemi si person që ka motive të mëvonshme.

Kur ndiejmë dhembshuri për dikë, mund të gjykohemi si të dobët.

Kur nuk pajtohemi me dikë, ne mund të na ofendojmë në mënyrën më të keqe.

Kur e lejojmë veten të marrim kohë pa bërë asgjë, mund të quhemi dembelë.

Kurrë më parë nuk ka pasur kaq shumë njerëz të gatshëm për të kritikuar jetën e të tjerëve.

Asnjëherë më parë nuk ka pasur aq shumë “mjeshtra” të së vërtetës.

Nëse dikush do të hidhte vështrimin, për të parë curriculum-et e gjithë këtyre “gjithologëve” të jetës.

Konfuci, nga lartësia e mençurisë së tij, shkruante: «Mos u shqetësoni nëse të tjerët nuk ju çmojnë. Shqetësohuni vetëm nëse nuk e vlerësoni veten tuaj”.

Ne gjithnjë e më shumë duhet të jemi të vetëdijshëm për diçka që është e dukshme: asgjë që themi ose bëjmë, nuk do u pëlqejë të gjithëve, përkundrazi.

Dhe kështu nuk ia vlen të heqësh dorë nga frika e kritikës, të mos thuash mendimin tënd, ta ulësh flamurin tënd për dikë që as nuk e njeh.

Jeta nuk është bërë për të kërkuar aprovime ose diploma, edhe pse shumë shpesh një lloj konformizmi i sheshtë maskohet si arsim.

Gjithmonë do të ketë njerëz që kundërshtojnë dhe dënojnë, pavarësisht nga mënyra e pastër dhe etike në të cilën ne kryejmë veprimet tona, thjesht sepse do të jetë gjithmonë e dhimbshme për ta, që të shohin lumturinë e të tjerëve, guximin e tyre, sinqeritetin e tyre, arritjet e tyre.

Gjithologët dhe kritikët profesionistë, një zanat ky shumë pranë atij më të vjetrit në botë, me dallimin e vetëm që në këtë ekspozohesh shumë pak, nuk bëjnë dot gjë tjetër sepse atyre u mungon kuraja e pavarësisë. Sepse janë thjeshtë libri i pagesës së pretendimit të shpifur të pagabueshmërisë.

Ndaj edhe nëse ndeshim censura, qortime, gjykime dhe pengesa të çfarëdolloji, nuk duhet të humbasim asnjëherë dëshirën dhe kurajën për të jetuar jetën tonë, për të qenë vetvetja.

Sepse asgjë nuk është më e pëlqyeshme, se sa të jetojmë ashtu si e ndiejmë vërtetë, pa barrën e kotë të fajit dhe qortimeve të poshtëra.

Të hedhim tutje alibitë e modave, barrën e qëllimeve të mira vetëm për t’u pëlqyer të tjerëve. Dhe të marrim kështu në dorë, të ardhmen tonë.

MeB

Leave a Reply

Back to top button