Enciklopedike

Jiddu Krishnamurti, “Zoti” që hoqi dorë…

Screen Shot 2015-06-10 at 12.30.11 PM

Charles Leadbeater dhe Annie Besant ishin ndjekës të devotshëm të Shoqërisë Teozofike të Londrës, dhe ndërkohë që shkruajtën disa libra goxha të çuditshëm, ata rekrutuan gjithashtu simbolin teozofist të hyjnisë, në formën e një djali 14-vjeçar të quajtur Jiddu Krishnamurti.

Krishnamurti po luante në plazh në vendlindjen e tij, në Indi, kur e gjeti Leadbeateri. Ky i fundit, një njeri mendjemprehtë, shpalli se tek ky djalë ai vuri re mishërimin e ardhshëm të Lordit Maitreia.

Lordi Maitreia njihet më së shumti si një term budist për një mishërim të ardhshëm të Budës, por me kalimin e shekujve, pak nga pak është shndërruar në një fjalë që nënkupton mishërimet hyjnore. Ndërkohë që budistët besojnë se ai do të rikthehet me interpretimet më të pastër të veprave dhe mësimeve të Budës, të tjerë kanë hequr paralele mes Maitreias dhe Antikrishtit. Për teozofistët, ai është Krishti dhe mësuesi i botës.

Krishnamurti u shpall mishërimi i Lordit Maitreia në vitin 1909, dhe ai u bë gjithashtu kryetar i organizatës së quajtur Urdhëri i Yllit të Lindjes. Numri i ndjekësve të tij u rrit shumë dhe ai ishte shumë popullor. Megjithatë, në vitin 1929, ai e shpërbëu organizatën, mohoi që të ishte Lordi Maitreia dhe riktheu gjithcka që bezimtarët kishin dhuruar për kauzën. Por nuk u zhduk. Në vend të kësaj, udhëtoi nëpër botë, jo si krijesa hyjnore që kishin parë Leadbeateri dhe Besanti, por si një folës pasionant dhe avokat i ndryshimit.

Përkundër dëshirave të tyre, ai vendosi të mos lidhej me asnjë shtet, fe apo organizatë, duke thënë se pikërisht këto emërtime e kanë ndarë njerëzimin dhe kanë shkaktuar konflikte. Ai vinte theksin në faktin që njerëzit nuk identifikohen pikësëpari si të krishterë, myslimanë, amerikanë, apo si pjesëtarë të cdonjërës prej organizatave. ata janë pikësëpari njerëz./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button