Psikologji

Jini falenderues dhe mirënjohës, sidomos me këta persona…

Ji falenderues dhe mirënjohës ndaj atyre që të kanë lënduar, sepse ata të kanë bërë person më të fortë. Ata të kanë treguar se çfarë nuk e dëshiroje në jetën tënde dhe të kanë ndihmuar të shihje se për çfarë kishe nevojë.

Ji falenderues dhe mirënjohës ndaj atyre që të duan. Ata të kanë bërë të shohësh se çfarë është dashuria e vërtetë. Ata kanë bërë që zemra jote të jetë më e gjerë dhe shpirti yt më i lumtur.

Ji falenderues dhe mirënjohës ndaj atyre që besuan tek ty. Ata të kanë bërë të ndihesh me vlerë, të besosh tek vetja dhe të kanë ndihmuar të jesh ky/kjo që je sot, me gjithë arritjet e tua.

Ji falenderues dhe mirënjohës ndaj atyre që kanë qëndruar në jetën tënde, sepse ata të kanë mësuar kuptimin e vërtetë të besnikërisë, si dhe atë të shoqërisë së vërtetë.

Ji falenderues dhe mirënjohës ndaj atyre që të kanë zgjatur dorën në vështirësi, sepse ata janë munduar të të mësojnë se mirësia ekziston dhe se secili nga ne rritet duke i ndihmuar të tjerët të rriten.

Ji falenderues dhe mirënjohës ndaj atyre që të dhanë jetën. Ndonjëherë jemi kaq të zënë me jetën tonë dhe me ato që duam të arrijmë, saqë harrojmë se duhet t’i kushtojmë vëmendje dhe përkujdesje edhe atyre që na kanë dhënë jetën dhe që ndoshta për çështje kohe mund të mos i kemi mes nesh.

Ji falenderues dhe mirënjohës ndaj vetes tënde. Edhe pse e fundit në këtë listë, vetvetja është më e rëndësishmja nga të gjitha. Falenderoje veten për çdo vendim të drejtë apo të gabuar që ke marrë, sepse gjithmonë je përpjekur t’ia dalësh mbanë dhe ia ke dalë… / bota.al

Leave a Reply

Back to top button