Horizonti.al

Jo vetëm e premte, 17: të tjerë numra të pafatë në botë

1Nëse në vendet anglo-saksone, supersticiozët ia kanë frikën të premtes, 13 (që ka frymëzuar dhe një seri filmash horror), dhe në Itali ndokush sheh me dyshim numrin 17, në pjesën tjetër të botës janë të tjerë numrat që shqetësojnë njerëzit, ndonjëherë me arsye. Kompania telefonike bullgare Mobitel pezulloi numrin 0888 888 888 pasi tre persona që kishin kërkuar këtë numër gjetën vdekjen në dhjetë vjet. I pari ishte Vladimir Grashnovi, ish drejtor i komanisë. Numri më pas iu dha baronit të drogës Konstantin Dimitrov, ai u vra në Holandë. Në fund, një ortaku të tij: trafikanti Konstantin Dishliev u vra në vitin 2005.

2Numri 7. Shumë kultura e konsiderojnë numër fatsjellës (7 mrekullitë e botës, 7 xhuxhët etj). jo në Kinë, ku 7-a është shpesh sinonim i braktisjes, zemërimit apo vdekjes (që po në këtë vend simbolizohet edhe nga numri 4). Muaji i shtatë i kalendarit kinez është muaji i fantazmave, dhe korrespondon me rikthimin e shpirtërave të të vdekurve në tokë. Ka edhe disa supersticione mbi 7-ën që lidhen me avionë dhe që janë rikthyer me tragjedinë e Malaysia Airlines 17: ishte një Boeing 777, aksidenti ndodhi në dt 17/7, dhe avioni i ishte dorëzuar kompanisë ajrore në vitin 1997, pra ishte në shërbim prej 17 vitesh.

3Numri 39. Në Afganistan, numri 39 nuk preferohet dhe supersticiozët e Kabulit e heqin nga numrat e banesave. Sipas The Guardian paguajnë dhe rryshfete për ta hequr nga targa e makinës apo nga numri i celularit. Përse? Duket se supersticioni nis nga historia e një personi nga Herati, i cili menaxhonte prostituta dhe që kishte nofkën “39”, sepse kishte zgjedhur këtë numër për targën e makinës dhe numrin e banesës.

4Numri 87. Në Australi, nga viti 1929 është përhapur një supersticion i lidhur me numrin 87, mbi të gjitha në fushat e kriketit. E ka krijuar Keith Miller, një prej yjeve të lojës, që kish vërejtur te ky numër një seri fatkeqësish të ndodhura në fushën e lojës. Edhe pse një pjesë nuk ishin të bazuara, që atëherë numri 87 ka fituar një famë të keqe.

5Numri 250. Në Kinë, numri 250 konsiderohet një fyerje. Varet nga shqiptimi në gjuhën mandarine, “er bai vu” tingëllon si “budalla”. Por 250 është edhe gjysma e gjysmës së 1000-ës, një nëjsi matëse standarte që në Kinën e lashtë tregonte një gjë me vlerë. Pra, 250 tregon një gjë me vlerë të ulët.

6Numri 11. Të gjithë supersticionet e lidhur me numrin 11 janë relativisht të vona dhe lindin nga tragjedia e 11 shtatorit 2001: mes përkimeve të ndryshëm që kanë nxitur supersticiozët, fakti që avioni i parë i rrëmbyer ishte American Airlines 11, që kishte 92 pasagjerë (9+2=11) dhe që 11 shtatori është dita e 254 e vitit (2+5+4=11).

7Numri 26. Në Indi, prej disa vitesh numri 26 nuk sjell fat, si e raporton edhe e përditshmja The Times of India: tërmeti në Gurjat ndodhi në 26 janar 2001, cunami tragjik në Oqeanin Indian në 2004, që vrau 230 mijë vetë, ndodhi në 26 dhjetor. Më pas janë bombat e shpërthyera në Guvahati në 26 maj 2007 dhe atentatet në Mumbai në 26 nëntor 2008.

8Numri 191. As Delta dhe as American Airlines nuk kanë fluturime me këtë numër. Shpjegimi, duhet kërkuar në një seri aksidentesh ajrore të ndodhur mes viteve 1979 dhe 2012, disa prej të cilëve me viktima. Në 4 raste avioni kishte këtë numër.Focus-Bota.al

Leave a Reply

Back to top button