Analiza

Jo vetëm Rama e Vuçiç. Ja udhëheqësit botërorë që rrijnë “turivarur” mes tyre

lid 1
Në Beograd sot mungoi shtrëngimi i duarve mes Kryeministrit serb dhe atij shqiptar, pasi Vucic refuzoi t’i jipte dorën Ramës pas konferencës për shtyp.
Një konferencë e tensionuar shtypi, që pasoi, siç u tha, bisedimet e vështira, përfundoi si mos më keq, me një mungesë miresjellje elementare të Kryeministrit serb, i cili pos që nuk e përshëndeti Kryeministrin shqiptar, as nuk e përcolli atë siç e do zakoni.
Por, cilat janë shtrëngimet e duarve më të çuditshme mes burrshtetasve që do të hyjnë në histori, jo për thyerjen e akullit, por për fytyrat e akullta të atyre që bëjnë sikur shtrëngojnë duart?
Politiko.net sjell disa shembuj.
lid 2
Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe Kryeministri japonez Shinzo Abe janë takuar sot (e hënë), por ajo që bie në sy nuk është shtrëngimi i duarve por fytyrat e tyre të nemitura.
Takimi i tyre i heshtur – por politikisht i rëndësishëm – në margjina të samitit të Apec në Pekin, nuk ishte befasues, duke marrë parasysh marrëdhëniet e acaruara mes dy vendeve për shkak të pretendimeve territoriale të ndërsjella.
Nuk është hera e parë që qëndrimi i Abe është përshkruar si i ftohtë. Por ai nuk është i vetmi lider botëror që duket jokomod para kamerave.
Xi Jinping and Shinzo Abe shaking hands on 10 November 2014 on the sidelines of the Apec summit
lid 1
Presidenti i SHBA’ve, Obama dhe Presidenti i Ruisë, Putin
In this handout image provided by Host Photo Agency, Russian President Vladimir Putin (L) and U.S. President Barack Obama shake hands during an official welcome during the G20 Summit on September 5, 2013 in St. Petersburg, Russia.
Z. Putin dhe Z. Obama evituan kontaktin e syve në Samitin e G20 në St. Peterspburg në shtatorin e vitit të kaluar. Dy shtetet sapo kishin përfunduar pa pajtim bisedimet për ndërmarrjen e një veprimi ushtarak në Siri, ndërsa Rusia kishte refuzuar të ekstradojë spiunin amerikan Edward Snowden.
lid 3
Presidenti francez Francois Hollande dhe Presidenti iranian Hassan Rouhani
French President Francois Hollande (R) shakes hands with Iranian President Hassan Rouhani on the sidelines of the 69th United Nations General Assembly on 23 September 2014 in New York.
Z. Hollande duket më pak komod se sa z. Rouhani kur dy burrshtetasit u takuan në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të KB-ve në shtator të këtij viti, gjatë bisedimeve për programin nuklear të Iranit. Z. Hollande tha se ai kishte pritur “veprime konrekte” nga Irani për të reguar se nuk po zhvillonte armë nukleare.
lid 4
Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe sërish, Putin
German Chancellor Angela Merkel (L) shakes hands with Russian President Vladimir Putin during a meeting at the Normandy Barriere hotel in Deauville on June 6, 2014
Në vlugun e tensioneve për shkak të aneksimit rus të Krimesë, z. Putin mori atë që një analist e quajti “dënim vizuel” nga kancelarja gjermane Angela Merkel në shënimin e 70 vjetorit të Ditës D, në Francën veriore në qershor të këtij viti.
lid 5
Princi britanik Charles dhe Presidenti i Zimbabves, Robert Mugabe
Prince Charles, the Prince of Wales, shakes hands with Zimbabwe’s President Robert Mugabe during Pope John Paul II’s funeral in St. Peter’s Square on 8 April 2005 in Vatican City.
Princi britanik Charles u kritikua në vitin 2005 kur shtrëngoi duart me presidentin e Zimbabves, Robert Mugabe i cili kishte shkelur një ndalesë udhëtimi të Bashkimit Europian për të marrë pjesë në funeralin e Papa Gjon Palit II në Vatikan. /Politiko/

Leave a Reply

Back to top button