Analiza

Jo, Vladimir Putini nuk është armiku i Evropës!

E djathta dhe e majta franceze bashkohen në urrejtjen e udhëheqësit rus. Lufta e ftohtë ka përfunduar dhe Franca nuk duhet të gënjehet për kundërshtarin

Nga Mark Ferro

Le Monde

putini armiku

Në të vërtetë, a është mungesa e gjykimit apo mëria në Francë që na bëjnë të verbër në këtë pikë? Në qoftëse pyesim mediat tona, ekspertët tanë, se cili është armiku ynë kryesor, si përgjigjen ato? “Ai që vret ushtarët tanë në Afrikë, apo ai që tërheq të rinjtë tanë në radhët e xhihadit. Të paktën të mos jetë i njëjti… Jo, përgjigjet jehona, ky është Vladimir Putini!”

A është buzëqeshja e tij ajo e paqes që Hollande shkoi të kërkonte në Moskë. Ata sigurisht kanë shkëmbyer një buzëqeshje: por a ishte ajo e destinuar të ishte efemere sa një puthje provizore? Sepse janë ankesat që mund ta shkoqisin. Dhe së pari mënyra me të cilën Krimea u shartua në nënën Rusi, përveç kënaqsisë së shumicës së banorëve të saj rusë. Pa folur për mënyrën, akoma më pak katolike – me armë në dorë – se si një pjesë e lindjes së Ukrainës don të shkëputet, me mbështetjen e Kremlinit, gjë e cila me sa duket nuk entuziasmon të gjithë popullin rus.

Pa të drejtë apo me arsye, ja që kjo na kujton vitin 1938, domethënë Sudetet, Mynihun dhe Çekosllovakinë. Por, në një kontekst tjetër, kjo na kujton gjithashtu pushtimin e Finlandës nga Stalini në fund të vitit 1939. Asokohe Franca, e indinjuar rigrupoi trupat e saj për t’i dërguar me urgjencë, nga Norvegjia, në ndihmë të Finlandës së vogël. Por, aleatët tanë anglezë na thanë: “Nuk jemi në luftë me BRSS, por jemi me Gjermaninë naziste”. Edhe kancelarja Merkel, dje na e përsëriti: “Nuk jemi në konflikt me Rusinë, por me xhihadistët e islamizmit ekstrem”.

Por nga vjen kjo përbuzje? Në fakt, një pjesë e francezëve, e djathta ende ka mbetur e tetanizuar nga frika e madhe që i shkaktoi fuqia e BRSS dhe ngjitja e komunizmit. Përsa i përket pjesës tjetër, e majta, ajo nuk mund t’ia falë Rusisë që i mbyti shpresën e madhe të socializmit.

Eshtë në kuadrin e Bashkimit Evropian që Franca ka marrë pjesë në sanksionet kundra Rusisë, e ndjekur edhe nga gjashtë shtetet e Lindjes, të cilët festojnë se më në fund ata janë pranë pranë një Evrope në shërbim të sigurisë së tyre. Sepse për një kohë të gjatë, Franca dhe fqinjët e saj, për t’i mbështetur ato kishin gjetur vetëm lule retorike. “Ne nuk i detyrohemi për asgjë Evropës, më thoshte Bronislav Geremek, ministër i punëve të Jashtme i Polonisë, pas rënies së murit të Berlinit. Ja përse përveç që do të kemi një provim për të hyrë në Evropë, ne duhet të kalojmë nëpërmjet NATO-s, sepse është ajo që do të na sigurojë kufijtë tanë”.

Kjo mbrojtje është siguruar pasi ajo është shtrirë, ndaj një shqetësimi që bie shumë në sy për çështjet e Gjeorgjisë, Ukrainës, madje të vëndeve balltike. Në Francë janë indinjuar që Putini gjykon skandaloze këtë përkujdesje në dyert e Rusisë. Në përgjigje, për të dobësuar këtë BE, mosmirënjohëse në Francë, në shikimin e përpjekjes së luftës të vendit të tij, Putini forcon armiqtë e brendshëm të kësaj BE, duke ndihmuar financiarisht partitë populiste evropiane. Sa për këtë BE aq të gatshme për të dënuar Moskën, njerëzit pyesin për ndihmën që ajo i jep Francës, atje ku ajo e mbron atë me gjakun dhe paranë e saj.

Marc Ferro, Drejtor i Shkollës së Studimeve të Larta të Shkencave Sociale

Pergatiti: Sali Metani/www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button