Analiza

John McCain, koncertmaestro i “pranverës arabe”, dhe Kalifi

Të gjithë kanë mundur të vërejnë kontradiktën e atyre që kohët e fundit e quanin Emiratin Islamik “kalorës të lirisë” në Siri, ndërsa sot indinjohen për abuzimet e tij në Irak. Por nëse ky diskutim është në vetvete jokoherent, ka në fakt jashtëzakonisht kuptim në planin strategji: të njëjtit individë duhet të prezantoheshin dje si aleatë dhe sot si armiq, edhe pse vazhdojnë gjithmonë t’u binden urdhërave të Ëashington. Thierry Meyssan zbulon prapaskenat e politikës së Shteteve të Bashkuara nëpërmjet rastit të veçantë të senatorit John McCain, koncertmaestro i “pranverës arabe” dhe bashkëbisedues i vjetër me Kalifin Ibrahim

Thierry Meyssan

McCain ObamaJohn McCain është i njohur si kryetar i republikanëve, kandidat i pafat për presidencën amerikane në 2008. Siç do ta shikojmë më poshtë, kjo nuk është gjë tjetër veçse një pjesë e biografisë reale të tij, asaj që i shërben si mbulesë për të kryer operacione sekrete për llogari të qeverisë së tij. Kur isha në Libi gjatë sulmit “perëndimor”, kam mundur të shikoj një raport të shërbimeve sekrete të specializuara në punët e jashtme. Aty mund të lexohej se me 4 shkurt 2011 NATO organizoi në Kajro një mbledhje për të linçuar “pranverën arabe” në Libi dhe në Siri. Sipas dokumentit, mbledhja drejtohej nga John McCain. Raporti specifikonte listën e pjesëmarrësve libianë, delegacioni i së cilës udhëhiqej nga numri dy i qeverisë së kohës, Mahmoud Jibril, i cili kish ndryshuar papritmas rreshtim në fillim të mbledhjes për t’u bërë kreu i opozitës në ekzil. Më kujtohet se raporti, midis delegatëve francezë të pranishëm në atë rast, citonte Bernard-Henry Lévy, megjithëse zyrtarisht ky nuk ka ushtruar kurrë ndonjë funksion në brendësi të qeverisë franceze. Në takim morrin pjesë shumë personalitete të tjera, midis të cilëve një delegacion i madh sirianësh që jetonin jashtë vendit. Në fund të mbledhjes, llogaria misterioze në Facebook “Revolucioni sirian 2011” lëshoi apelin për të manifestuar përpara Këshillit të Popullit (Asamblesë Kombëtare) në Damask me 11 shkurt. Pavarësisht se kjo llogari mburrej se numëronte në atë kohë më shumë se 40000 ndjekës, vetëm një dyzinë njerëz ju përgjigjën apelit përpara objektivave të fotografëve dhe qindra policëve. Demonstrimi u shpërnda paqësisht dhe përleshjet nuk nisën përveçse një muaj më vonë, në Deraa.

Me 16 shkurt 2011, një manifestim në zhvillim në Bengazi – në kujtim të anëtarëve të Grupit Luftarak Islamik në Libi të masakruar në 1996 në burgun Abu Selim – degjeneroi në të shtëna. Të nesërmen, degjeneroi njëlloj një manifestim i dytë, kësaj radhe në kujtim të personave të vdekur gjatë sulmit ndaj konsullatës së Danimarkës në kohën e karikaturave të Muhamedit. Në të njëjtin moment, anëtarë të Grupit Islamik Luftarak në Libi, të ardhur nga Egjipti dhe të koordinuar nga individë me kapuça në kokë dhe jo të identifikuar, sulmuan njëkohësisht 4 baza ushtarake në 4 qytete të ndryshme. Pas 3 ditë luftimesh dhe mizorishë, rebelët nisën revoltën në Cireniakë kundër Tripolitanisë; një sulm terrorist që shtypi perëndimor në mënyrë false e paraqiti si një «revolucion demokratik» kundër “regjimit” të Muammar el-Khaddafi. Me 22 shkurt John McCain ishte në Liban. Aty takoi disa anëtarë të Korrentit të së Ardhmes (partia e Saad Hariri) dhe ngarkoi që të survejonte transferimin e armëve në Siri enturazhin e deputetit Okab Sakr. Pastaj, duke lënë Bejrutin, McCain inspektoi kufirin sirian dhe zgjodhi fshatrat (veçanërisht Ersal) që duhet të shërbenin si baza mbështetëse për mercenarët gjatë luftës që do të fillonte. Mbledhjet e drejtuara nga John McCain kanë formuar qartë momentin e shpërthimit të një plani të organizuar prej kohësh nga Washington; plan që parashikonte të sulmohej Libia dhe Siria njëkohësisht nga Mbretëria e Bashkuar dhe nga Franca, sipas doktrinës së “lidershipit në prapaskenë” dhe në përputhje me Traktatin e Lancaster House të nëntorit 2010.

 

Udhëtimi i paligjshëm i majit 2013 në Siri

Në majin e 2013 senatori John McCain shkoi ilegalisht afër Idlebit në Siri, nëpërmjet Turqisë, për të takuar disa liderë të «opozitës së armatosur». Udhëtimi i tij nuk u bë publik veçse me kthimin e tij në Washington. Ky takim ishte organizuar nga Syrian Emergency Task Force që, në kundërshtim nga sa sugjeron emri, është një organizatë sioniste e drejtuar nga një punonjës palestinez i AIPAC-ut. Në fotografitë e përhapura në atë kohë, vërehej prania e Mohammad Nour, zëdhënës i Brigadës Furtuna e Veriut (e Frontit al-Nusra, domethënë al Qaedas në Siri), që kish rrëmbyer dhe mbante të burgosur në Azaz 11 pelegrinë shiitë libanezë. I pyetur rreth afërsisë së tij me rrëmbyesit anëtarë të al Qaedas, McCain pohoi se nuk e njihte Mohammad Nour, kështu që do të ishte ftuar me iniciativën e tij në këtë foto.

Ngjarja bëri bujë dhe familjet e pelegrinëve të rrëmbyer denoncuan në prokurorinë libaneze senatorin McCain për bashkëpunim në sekuestrim personi. Në fund u arrit një marrëveshje dhe pelegrinët u liruan. Le të supozojmë se senatori McCain ka thënë të vërtetën dhe se është mashtruar nga Mohammad Nour. Qëllimi i udhëtimit të paligjshëm të tij në Siri ishte që të takonte shtabin e përgjithshëm e Ushtrisë së Lirë Siriane. Sipas tij, kjo organizatë përbëhej «ekskluzivisht nga sirianë» që luftonin për «lirinë e tyre» kundër «diktaturës alavite» (sic). Organizatorët e udhëtimit e kanë botuar atë fotografi për të dokumentuar takimin. Nëqoftëse në foto mund të shikohet Gjenerali Salem Idriss, shefi i Ushtrisë së Lirë Siriane, mund të shikohet edhe Ibrahim al-Badri me të cilin senatori është duke folur. Në kthim nga ky udhëtim i befasishëm, John McCain pohoi se të gjithë përgjegjësit e saj janë «të moderuar tek të cilët mund të kihet besim» (sic). Megjithatë, Ibrahim al-Badri, i njohur edhe si Abu Du’a, figuron në listën e 5 terroristëve më të kërkuar nga Shtetet e Bashkuara (Rewards for Justice) qysh nga 4 tetori 2011. Një shumë deri 10 milion dollarë ofrohet për atë që do të ndihmojë në kapjen e tij. të nesërmen, 5 tetor 2011, Ibrahim al-Badri rezultonte tashmë i futur në listën e Komitetit të Kombeve të Bashkuara për Sanksionet si anëtar i al Qaedas.

Veç kësaj, një muaj përpara se të priste senatorin McCain, Ibrahim al-Badri – me emrin e luftës Abu Bakr al-Baghdadi – kishte krijuar Shtetin Islamik në Irak dhe në Levant (EIIL) – duke vazhduar megjithatë të ishte pjesë e shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë së Lirë Siriane tejet të “moderuar”. Qe ai që rivendikoi sulmin ndaj burgjeve Taj dhe Abu Ghraib në Irak, nga e të cilat liroi midis 500 dhe 1000 xhihadistëve që pastaj u organizuan në organizatën e tij. ky sulm ishte koordinuar me operacione të tjera pothuajse të njëkohshme në 8 vende të tjera. Çdo herë, xhihadistët e arratisur futeshin dhe bëheshin pjesë e organizatave luftarake në Siri. Një ndodhi kaq e habitshme sa të shtynte Interpolin që tënxirrte një komunikatë dhe të kërkonte bashkëpunimin e 190 vendeve anëtare.

Nga ana ime, kam pohuar gjithmonë se në terren nuk kishte asnjë diferencë midis Ushtrisë së Lirë Siriane, Frontit al-Nusra, Emiratit Islamik, etj… Të gjitha këto organizata janë të përbëra nga të njëjtët individë që ndryshojnë vazhdimisht flamur. Kur mbështesin Ushtrinë e Lirë Siriane, ngrenë flamurin e kolonizimit francez dhe flasin vetëm që të përmbysin «qenin Bashar». Kur deklarojnë se i përkasin Frontit al-Nusra, valëvisin flamurin e al Qaedas dhe shpallin përhapjen e islamit në botë. Së fundi, kur paraqesin Emiratin Islamik, shpalosin flamurin e Kalifatit dhe shpallin se do të pastrojnë rajonin nga të gjithë qafirët. Por cilado qoftë etiketa, përgatisin të njëjtat mizori: përdhunime, tortura, kokëprerje, kryqëzime. Megjithatë, as senatori McCain, as kumbarët e tij të Syrian Emergency Task Force nuk i kanë dhënë Departamentit të Shtetit informacionet në posedim të tyre lidhur me Ibrahim al-Badri, as nuk kanë provuar të inkasojnë shumën e madhe të premtuar për kapjen e tij. Aq më pak nuk kanë informuar Komitetin e Kombeve të Bashkuara për Antiterrorizmin. Në asnjë vend të botës, pavarësisht nga regjimi politik, nuk do të konsiderohej e pranueshme që lideri i opozitës të ishte në kontakt të drejpërdrejtë, miqësor dhe publik me një terrorist shumë të rrezikshëm dhe të kërkuar.

 

Atëhere, cili është senatori McCain?

Por John McCain nuk është thjesht lideri i opozitës politike ndaj Presidentit Obama, ai është edhe një prej funksionarëve më të lartë të saj! Për saktësi, është President i International Republican Institute (IRI), degës republikane të NED/CIA, nga janari 1993. Kjo e ashtuquajtur “OJQ” është krijuar zyrtarisht nga Presidenti Ronald Reagan për të zgjeruar disa aktivitete të CIA-s në lidhje me shërbimet sekrete britanike, kanadeze dhe australiane. Në kundërshtim nga dukja, bëhet fjalë në të gjitha efektet për një agjenci ndërqeveritare. Buxheti i tij miratohet nga Kongresi në një kapitull të bilancit të Sekretarisë së Shtetit. Nga ana tjetër, është pikërisht pse bëhet fjalë për një agjenci të përbashkët të shërbimeve sekrete anglosaksone që shumë shtete e ndalojnë IRI-n nga çdo aktivitet në territorin e tyre.

Lista e ndërhyrjeve të John McCain për llogari të departamentit të Shtetit është mbresëlënëse. Praktikisht ka marrë pjesë në të gjitha revolucionet me ngjyra e 20 viteve të fundit. Gjithmonë në emër të “demokracisë”, ka përgatitur përmbysjen e shumë presidentëve të zgjedhur rregullisht në vendet e tyre. Për të përmendur vetëm ndonjë shembull: grushtin e dështuar të shtetit kundër Hugo Chávez në Venezuelë, përmbysjen e Jean-Bertrand Aristide në Haiti, tentativën e përmbysjes së Mëai Kibaki në Kenia dhe, më së fundmi, atë të presidentit të legjitimuar nga kushtetuta Viktor Yanukoviç në Ukrainë. Në çdo shtet të botës, kur një qytetar merr iniciativën për përmbysjen e një regjimi të një shteti tjetër, ky njeri ndoshta do të mund të vlerësohej nëse ia arrin dhe nëse regjimi i ri do të rezultonte aleat, por do të dënohej rëndë nëse iniciativa e tij ka pasoja të trishtuara për atdheun. Megjithatë, senatori McCain nuk ka pasur kurrë asnjë dëm si pasojë e dështimit të manovrave antidemokratike të tij në shtete të ndryshme, manovra që megjithatë janë kthyer kundra Washington. Si për shembull në Venezuelë. Fakti është se për Shtetet e Bashkuara ai nuk është tradhtar, por agjent.

Për më tepër, është një agjent që disponon mbulesën më të mirë që mund të imagjinohet: është opozitari zyrtar i Barack Obama. Si i tillë, ai mund të udhëtojë në çdo cep të botës (është senatori që udhëton më shumë) dhe të takojë këdo pa pasur frikë. Nëse bashkëbiseduesit e tij e miratojnë politikën e Washington, premton që t’i ndjekë, nëse nuk e miratojnë, ia atribuon përgjegjësinë Presidentit Obama. Është e njohur se John McCain qe rob lufte në Vietnam për 5 vjet, gjatë të cilave u torturua. Qe viktimë e një programi të ideuar jo për nxjerrjen e informacioneve, por për të nisur një diskutim. Bëhej fjalë për transformimin e personalitetit të tij në mënyrë që të bënte deklarata kundër vendit të vet. Ky program, i zhvilluar nga Profesor Albert D. Biderman duke filluar nga modeli korean për RAND Corporation, ka shërbyer si bazë e kërkimeve të kryera në Guantánamo dhe tjetërkund nga Dr. Martin Seligman. I zbatuar nën George W. Bush në më shumë se 80000 të burgosur, ka mundësuar që të transformoheshin shumë prej tyre në luftëtarë të vërtetë në shërbim të Washington. John McCain, që në Vietnam ishte nënshtruar, e njeh përsossshmërisht. Ai e di si t’i manipulojë xhihadistët pa përfshirje emotive.

 

Cila është strategjia amerikane me xhihadistët në Levant?

Në 1990 Shtetet e Bashkuara vendosën që ta shkatërronin aleatin e tyre të vjetër iraken. Pasi i ka lënë të nënkuptojë Presidentit Saddam Hussein se do ta konsideronin sulmin ndaj Kuvajtit si një çështje të brendshme irakene, në të vërtetë përdorën pikërisht si pretekst të tyrin këtë pushtim për të mobilizuar një koalicion të gjerë kundër Irakut. Megjithatë, për shkak të kundërshtimit të Bashkimit Sovjetik, në atë kohë nuk e përmbysën regjimin, por u kënaqën me administrimin e Zonës së Ndalimit të Fluturimeve. Në 2003 kundërshtimi i Francës nuk qe i mjaftueshëm për të kundërbalancuar influencën e Komitetit për Çlirimin e Irakut. Shtetet e Bashkuara e sulmuan sërish vendin dhe kësaj radhe e përmbysën Saddam Hussein. Jo rastësisht, John McCain ishte një prej drejtuesve kryesorë të Komitetit. Pas ia ka besuar për vit një shoqërie private detyrën e plaçkitjes së vendit, tentuat që ta ndajnë në tri shtete të veçanta, por e desh që të hiqnin dorë përballë rezistencës popullore. Tentuan sërish në 2007, në kohën e rezolutës Biden – Brownback, po sërish dështuan. Nga këtu strategjia aktuale që tenton arritjen e këtij objektivi nëpërmjet një aktori joshtetëror: Emiratit Islamik. Operacioni është planifikuar shumë kohë përpara, më përpara akoma takimit të John McCain me Ibrahim al-Badri. Kështu, disa komunikime të brendshme të Ministrisë së Jashtme të Katarit tregojnë se 5000 xhihadistë janë stërvitur me shpenzime të Katarit, në Libinë e NATO-s në 2012, dhe se 2.5 miliona dollarë i janë derdhur në të njëjtën periudhë Kalifit të ardhshëm.

Në janar të 2014 Kongresi amerikan ka mbajtur një mbledhje sekrete gjatë së cilës, në shkelje të së drejtës ndërkombëtare, ka votuar financimin e Frontit al-Nusra (al Qaeda) dhe të Emiratit Islamik në Irak dhe në Levant deri në shtator 2014. Edhe pse nuk dihet me saktësi ajo që praktikisht është vendosur në këtë mbledhje sekrete – zbuluar nga agjencia Reuters dhe që asnjë media amerikane nuk ka guxuar t’ia marrë censurës – ka shumë të ngjarë që ligji të përfshijë një pjesë lidhur me armatimin dhe stërvitjen e xhihadistëve. Krenare për këtë financim amerikan, Arabia Saudite ka rivendikuar në kanalin televiziv publik Al-Arabiya se Emirati Islamik ishte subjekt i autoritetit të Princit Abdul Rahman al-Faisal, vëlla i Princit Saud al Faisal (Ministër i Jashtëm), dhe i Princit Turki al-Faisal (ambasador saudit në Shtetet e Bashkuara dhe në Mbretërinë e Bashkuar).

Emirati Islamik përfaqëson një etapë të re në mercenariat. Ndryshe nga grupet xhihadiste që luftuan në Afganistan, Bosnje – Hercegovinë dhe në Çeçeni në ndjekje të Usama bin Laden, ai nuk përbën një forcë kolaterale, por më shumë një ushtri për hesap të vet. Ndryshe nga grupet e mëparshme në Irak, në Libi dhe në Siri, në ndjekje të Princit Bandar bin Sultan, ata disponojnë shërbime të sofistikuara komunikimi të integruar që nxisin të rekrutojnë, pse jo edhe funksionarë civilë, të formuar në shkolla të mëdha perëndimore, të aftë që të marrin përgjegjësi menjëherë administrimin e një territori. Armi ukrainase të reja flakë janë blerë nga Arabia Saudite dhe të shoqëruara nga shërbimet sekrete turke që ia kanë dorëzuar Emiratit Islamik. Detajet e fundit janë përcaktuar me familjen Barzani në një mbledhje të grupeve xhihadiste në Aman me 1 qershor 2014. Katër ditë më pas ka nisur sulmi i përbashkët kundër Irakut nga ana e Emiratit Islamik dhe e qeverisë rajonale të Kurdistanit.

Emirati Islamik ka shtënë në dorë zonën zunite të vendit, ndërsa Qeveria rajonale e Kurdistanit ka zgjeruar territorin e saj me më shumë se 40 përqind. Duke ju shmangur mizorive të xhihadistëve, minorancat fetare kanë lënë zonën suite, duke i hapur kështu rrugën ndarjes së vendit. Duke shkelur marrëveshjen mbrojtëse irakeno – amerikane, Pentagoni nuk ka ndërhyrë dhe i mundësuar kështu Emiratit Islamik që të vazhdojë pushtimiet dhe masakrat e tij. një muaj më pas, kur peshmergat e Qeverisë rajonale kurde janë tërhequr pa luftuar dhe kur emocioni i opinionit publik botëror tashmë ishte bërë shumë i fortë, Presidenti Obama ka dhënë urdhrin që të bombardoheshin disa pozicione të Emiratit Islamik. Megjithatë, sipas Gjeneralit Ëilliam Mayville, Drejtor i Operacioneve pranë Shtabit të Përgjithshëm, «Këto inkursione kanë pak shanse që të dëmtojnë kapacitetet globale të Emiratit Islamik apo të aktiviteteve të tij në zona të Irakut apo të Sirisë». Sipas çdo gjase, ato nuk synojnë që të shkatërrojnë ushtrinë xhihadiste, por kryesisht që të garantojnë se asnjë prej aktorëve të përfshirë del nga territori që i është caktuar. Gjithsesi, për momentin, këto bombardime janë pastërtisht demonstrativë dhe nuk kanë shkatërruar gjë tjetër përveçse një grusht automjetesh. Përfundimisht, ajo që ka ndaluar avancimin e Emiratit Islamik dhe ka çelur një korridor duke ju mundësuar civilëve që t’i shpëtojnë masakrës ka qenë ndërhyrja e kurdëve të Partisë Komuniste Kurde turke dhe siriane.

Shumë dizinformacion qarkullon për sa i përket Emiratit Islamik dhe Kalifit të tij. E përditshmja “Gulf Daily News” ka pohuar se Edward Snowden kishte nxjerrë të dhëna lidhur me këtë argument. Megjithatë, në bazë të verifikimeve, ish spiuni amerikan nuk ka botuar kurrë asgjë lidhur me këtë çështje. “Gulf Daily News” botohet në Bahrein, shtet i pushtuar nga trupat saudite. Artikulli synon që të lehtësojë Arabinë Saudite dhe Princin Abdul Rahman al-Faisal nga përgjegjësitë e tyre. Emirati Islamik është i krahasueshëm me ushtritë mercenare e Pesëqindës evropiane. Këto kryenin luftëra fetare për llogari të zotërinjve që i paguanin, nga një herë në një fushë, nga një herë në një tjetër. Kalifi Ibrahim është një luftëtar modern. Pavarësisht se është nën urdhrat e Princit Abdul Rahman (anëtar i klanit Sudairi), nuk do të ishte për t’u habitur nëse ai do ta vazhdonte epopenë e tij në Arabi Saudite (pas një devijimi të shkurtër në Liban apo deri në Kuvajt) dhe nëse e ndërpriste suksesionin mbretëror duke favorizuar klanin Sudairi kundër Princit Mithab (djalë dhe jo vëlla i Mbretit Abdullah).

John McCain dhe Kalifi

Në numrin e fundit të revistës së tij, Emirati Islamik i ka kushtuar 2 faqe denoncimit të senatorit John McCain, i quajtur “armik” dhe “kryqtar”, duke i kujtuar mbështetjen e tij ndaj pushtimit amerikan të Irakut. Nga frika se mos kjo akuzë nuk kalonte pa rënë në sy në Shtetet e Bashkuara, senatori ka nxjerrë menjëherë një deklaratë, duke e damkosur Emiratin si «grupin terrorist islamik më të rrezikshëm në botë». Mëkat që kjo polemikë shërben vetëm për t’i postuar vëmendjen opinionit publik. Do të ishte e bukur të besohej…. vetëm nëqoftëse nuk do të ekzistonte ajo fotografi e majit 2013.

Përgatiti për bota.al:

ARMIN TIRANA

Leave a Reply

Back to top button