Ekonomi

Joseph Stiglitz: Kur zbulova pabarazitë

stiglitz

Askush nuk mund të mohojë se ekziston në SHBA një hendek i madh mes super të pasurve – ndonjëherë quhen 1 përqindëshi – dhe të tjerëve. Jeta e tyre është ndryshe: kanë shqetësime, aspirata dhe stile jetese të ndryshme. Amerikanët e zakonshëm shqetësohen se si do të paguajnë kolegjin për fëmijët, se çfarë do të ndodhte nëse dikush në familje do të sëmurej rëndë, se si do të bëjnë kur të dalin në pension. Në kulmin e recesionit të madh, dhjetëra miliona njerëz pyesnin nëse do të ishin në gjendje të mbanin shtëpitë e tyre. Miliona prej tyre nuk ia dolën.

Ata që i përkasin 1 përqindëshit – edhe më shumë ata të 0.1 përqindëshit të parë – diskutojnë për të tjera tema: çfarë lloj avioni privat të blejnë, apo mënyrën më të mirë për të fshehur të ardhurat që të mso taksohen (“Çfarë do të ndodhte nëse SHBA do të bënin presion për t’i dhënë fund sekretit bankar në Zvicër? Pastaj Ishujt Kaiman. Dhe Andorra: është e sigurtë?”) Në plazhet e Southamptonit, në Long Island, ankohen për zhurmat që bëjnë fqinjët me helikopter, kur kthehen nga Nju Jorku. Shqetësohen edhe për atë çfarë do të ndodhte, nëse do të rrëzoheshin nga piedestali…

[real3dflipbook id=”929″]

Leave a Reply

Back to top button