Horizonti.al

Joshja magjike. Përse kërkojmë gjithmonë domethënie të fshehur tek numrat?

Screen Shot 2015-12-19 at 9.48.11 PM

Cfarë na shtyn që të kërkojmë gjithmonë një domethënie të fshehur tek numrat? Ndoshta e bëjmë vetëm për t’u vënë në provë. Njeriu ka një aftësi të lindur për të njohur skemat. Në të njëjtën mënyrë, truri ynë interpreton pulsimet dhe faktet, për t’i dhënë një kuptim atyre gjërave që e rrethojnë. Përse numrat ushtrojnë mbi ne një tërheqje magjike, e në të njëjtën kohë na trembin? “Ndoshta numrat na tërheqin më shumë për shkak të cilësive të tyre mistike, që shumë njerëz thonë se nuk i kuptojnë”, shpjegon Tom Fernsler, matematicien. “Sigurisht – shton ai – shumë njerëz kanë një marrëdhënie më të relaksuar me fjalët, pra janë në gjendje të lexojnë e kuptojnë shkrimet. Kur gjenden përballë numrave, llogaritë apo gjëra të tilla, po këta persona ndihen më shumë të sikletosur. Kështu që ndoshta ekziston një lloj frika nga numrat, e që lidhet me cilësitë mistike të këtyre të fundit”./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button