Horizonti.al

Jozef Mengele, “ëngjëlli i vdekjes”, që vrau 2800 binjakë në eksperimente

Personazhet më të ligj, dhe shumë brutalë për librat e historisë

mengele

Shumë vetë thonë, ju s’mund të fajësoni ata që vrasin në përmbushje të urdhrave të marra nga lart. Nëse jeta tuaj ose e familjes, varet nga kjo gjë, sigurisht që do të zbatoni më përpikmëri atë që kërkohet, ky është instinkt njerëzor. Nën urdhrat e Hitlerit, Mengele ishte urdhëruar të vriste hebrenjtë. Atëherë pse Mengele bën pjesë në këtë listë?

Mengele ishte një mjek. Ai ishte në krye të drejtorisë, që dërgonte hebrenjtë në kampet e përqendrimit apo ata që duheshin ekzekutuar menjëherë. Ai zgjidhte njerëz për të bërë eksperimente. Eksperimentet e tij më të zakonshme u kryen mbi binjakët, ku ai do të shikonte dallimet dhe ngjashmëritë. Mengele do të përpiqej t’u ndryshonte binjakëve organet seksuale, derdhte kimikate në sytë e tyre, shihte mundësinë nëse mund të krijonte binjakë të bashkuar, prindërit detyroheshin të vrisnin fëmijët e tyre, ndërsa torturonte binjakët vetëm për të parë se sa kohë mund të mbijetonin.

Ai vrau 2.800 nga 3000 binjakët që iu nënshtruan eksperimenteve, dhe dërgoi afro gjysmë milionë njerëz në kampet e vdekjes. Në fund të luftës, u arratis në Gjermania dhe shkoi në Amerikën e Jugut, ku besohet se kreu eksperimente mjekësore tek më shumë se 90 binjakë./bota.al

Leave a Reply

Back to top button