Magazine

“AstroFrecks”, risia e fundit e tatuazheve është super!

Ju tani mund të bëni tatuazh  shenjën e horoskopit në fytyrën tuaj dhe mund t’ju them se kjo gjë duket shumë super. Jessica Knapik, është një artiste në kozmetikë e cila jeton në Michigan, ajo së fundmi ka prezantuar trendin më të ri atë  që ajo e quan “AstroFrecks” – e cila përdor tatuazhe kozmetike për të aplikuar quka natyrale në fytyrën tuaj në formë  të shenjën tuaj të horoskopit. Pra magjike!

Knapick punon me klientin e saj për të zgjedhur ngjyrën e qukave dhe bënë me dije se ato janë të përkohshme pra zbehen  me kalimin e kohës derisa të zhduken dy vjet më vonë.

“Artistët e tatuazheve kozmetike janë trajnuar pak më shumë në estetikë – bukuria, forma e fytyrës, format e ballit. Tattooing kozmetike është gjithashtu gjysmë i përhershëm, kështu që kjo nuk do të zgjasë përgjithmonë”, tha artistja. Shikoni disa nga tatuazhet e saj./Bota.al/

Leave a Reply

Back to top button